Shëndetësi
Shumë pacientë shkojnë nëpër spitale, në vend se te mjeku i familjes
Shoqata e sigurimeve shëndetësore “Santésuisse” bën një parashikim pesimist të zhvillimit të premive shëndetësore.
Për Verena Nold, drejtoreshë e “Santésuisse”, është e qartë se sistemi shëndetësor i Zvicrës mbetet i shtrenjtë.
Nold thekson se vitin e kaluar kostoja e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për person është rritur me pothuajse katër për qind.
“Gjithnjë e më shumë njerëz po vizitojnë qendrat spitalore, dhe gjithnjë e më shumë njerëz shkojnë direkt në spital në vend se të trajtohen te mjeku i familjes”, përcjell albinfo.ch.
Spitalet do të ishin të hapura ditën dhe natën, gjë që do të ishte më e lehtë për t’u organizuar. Por konsultat me mjekun e familjes do të ishin shumë më të favorshme se vizita te mjeku në spital.
Nga viti i ri shuma më të ulëta do të duhet të paguhen për procedura të ndryshme ambulatore në spitale dhe në zyrat e mjekëve. Kjo do të thotë se Konfederata do të kursejë gjysmë miliardi franga zvicerane.
Ndryshe nga shoqata e sigurimeve shëndetësore konkurruese “Curafutura”, “Santésuisse” nuk beson se kjo do të ketë sukses.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










