Kultura
Mark Wahlberg, aktori më i paguar në botë
I dyti në listën e aktorëve më të paguar në botë është Dwayne Johnson me 65 milionë dollarë, ndërsa i treti është Vin Diesel, i njohur për serialin e filmave “The Fast and the Furious” me 54.5 milionë dollarë të fituara
Revista më e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për biznes dhe ekonomi “Forbes”, shpalli listën e aktorëve dhe aktoreve më të paguara të botës gjatë vitit 2016-2017. Në listën e 30 më të mirëve, të cilët fituan më së shumti në industrinë e filmit, gjenden 21 meshkuj dhe 9 femra, ndërsa listës i prinë i famshmi Mark Wahlberg, me 68 milionë dollarë të fituara.
Për çdo vit “Forbes” përgatit listën e aktorëve dhe aktoreve të botës të cilët më së shumti kanë përfituar, ndërsa në listën e përgatitur për periudhën nga 1 qershori i vitit 2016 deri më 1 qershor të vitit 2017, në vendin e parë, me 68 milionë dollarë të fituar gjendet aktori amerikan Mark Wahlberg.
Gjeneratat e mëhershme e kujtojnë atë si anëtar të grupit të njohur muzikor “New Kids on the Block“ si dhe me nofkën Marki Mark, shkruan anadaly agency.
I dyti në listën e aktorëve më të paguar në botë është Dwayne Johnson me 65 milionë dollarë, ndërsa i treti është Vin Diesel, i njohur për serialin e filmave “The Fast and the Furious” me 54.5 milionë dollarë të fituara.
Në listën e 30 aktorëve të cilët më së shumti fitojnë në industrinë e filmit gjenden 21 meshkuj dhe 9 femra.
Emma Stoune është e para në listën mes aktoreve me 26 milionë dollarë, ndërsa gjendet e 15-ta në listën e përbashkët e më të paguarve në botë. Sipas listës botërore të fitimeve për periudhën e dhënë, 10 aktorët e parë fituan gjithsej 488.5 milionë dollarë, ndërsa 10 aktoret më të paguara fituan 172.5 milionë dollarë.
Në listën e aktorëve më të paguar botëror në mesin e 10-ve janë aktori kinez Jackie Chan dhe indianët Shah Ruk Han, Salman Han dhe Akshaj Kumar.
Kjo është lista e 20 aktorëve më të paguar sipas “Forbes”:
1. Mark Wahlberg ($68m)
2. The Rock ($65m)
3. Vin Diesel ($54.5m)
4. Adam Sandler ($50.5m)
5. Jackie Chan ($49m)
6. Robert Downey Jr ($48m)
7. Tom Cruise ($43m)
8. Shah Rukh Khan ($38m)
9. Salman Khan ($37m)
10. Akshay Kumar ($35.5m)
11. Chris Hemsworth ($31.5m)
12. Tom Hanks ($31m)
13. Samuel L Jackson ($30.5m)
14. Ryan Gosling ($29m)
15. Ryan Reynolds ($21.5m)
16. Matt Damon ($21m)
17. Jeremy Renner ($19m)
18. Chris Evans ($18m)
19. Chris Pratt ($17m)
20. Mark Ruffalo ($13m).
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










