Tematike
Christian Levrat parashikon të zëvendësojë Alain Berset
Banorët e Gruyer-it nisin zyrtarisht garën për Dhomen e kantoneve.
Këshilltari nacional Christian Levrat (SP/PS) dëshiron të bëhet senator. Në Fribourg, nuk ka më dyshim se ish-sindikalisti do të kandidojë për të marrë vendin e Alain Berset në Këshillin e shteteve. Të enjten, në një intervistë për gazetën “La liberté”, Christian Levrat, ka thënë publikisht se parashikon të marrë vendin e lënë të lirë nga Alain Berset.
Partia Socialiste e Friburgut ende nuk e ka miratuar këtë kandidaturë, por kryetari i partisë nacionale pohon, se është vetëm çështje formaliteti.Nëse tash zgjidhet, ai do të qëndrojë të paktën “disa muaj” në kryesi të SP/PS-it. E përditshmja “La liberté” thekson se ngarkesa e punës vlerësohet të jetë afro 120%, por kjo gjë nuk e trembë aspak kandidatin e lartpërmendur. “Unë mund të zvogëloj disa prej paraqitjeve të mija mediatike për t’u përqendruar më shumë aktiviteteve strategjike. “, shpjegon Levrat.
Vetë fakti se Alain Berset ka marrë Departamenti Federal të Punëve të Brendshme motivon shumë kandidatin e majtë.Sipas tij, ndër të tjera, tani i ipet një mundësi historike këtij departamenti për të reformuar çështjen e sigurimeve shoqërore.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











