Tematike
Gashëve u refuzohet shtetësia dhe u vijnë kërcënime anonime!
Ajo që ka parë zonja Gashi, ka qenë trishtuese për të dhe për familjen. Ishte një letër anonime përplot me kërcënime, fyerje dhe sharje
Familja Gashi nga kantoni Aargau para afër dy javësh pati marrë përgjigje negative për kërkesën e sa j që t`i jepet shtetësia zvicerane. Babai Selmani, nena Drita dhe fëmijët patën bërë kërkesë të rregullt, duke i respektuar procedurat e parapara për një gjë të tillë.
Pamje e letrës me kërcënime
Pasi që kërkesa nuk u ishte pranuar, me gjithë faktin se Selmani jeton në Zvicër prej 27 vitesh dhe gruaja e tij prej afër 20 vitesh, dëshpërimi i Gashëve ishte i kuptueshëm. Rreth kësaj ka shkruar disa herë gazetat dhge kanë raportuar televizionet e regjionit.
Mirëpo, duket se pikërisht bërja e njohur e rastit Gashi, ka shërbyer si shkas për dikë që të kërcënojë këtë familje në mënyrën më të ulët. Të martën e kaluar në kutinë postare të Selman dhe Drita Gashit kishte arritur një letër. Drita Gashi e kishte marrë letrën duke menduar se ishte fjala për ndonjë kartolinë krishtlindjesh.
Mirëpo ajo që ka parë zonja Gashi brenda zarfit ka qenë trishtuese për të dhe për familjen, ishte një letër anonime përplot me kërcënime, fyerje dhe sharje të rënda, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Në ballë të letrës ishin fotografitë e kokave të derrit dhe të kacabunjve (insekteve të pista të kuzhinës). Në letër kishte të shkruar ehe sharje si “Dreck-Albaner” (Shqiptarë të ndyrë), “Haut ab aus nder Schweiz” (Shporruni nga Zvicra) etj.
Duke folur për TeleM1, rreth kësaj që u ka ndodhur, Drita Gashi thotë: “kam shumë frikë”. Ata kanë përforcuar dyert dhe kanë lëshuar qepenat e dritareve. Selman Gashi do të ngre padi kundër palës së panjohur. Deri më tash ajo që dihet është vetëm vendi i dërgimit, që, sipas vulës së postës, është qyteti Spreitenbach.
Kryetari i Komisionit Federal kundër racizmit, Georg Kreis ka dënuar në mënyrë të vendosur këtë akt. “Këtu, në mënyrë të qartë është fjala për racizëm”, ka thënë Kreis për TeleM1. Në këtë letër janë drejtuar shpifje për individë të caktuar, pa u provokuar në ndonjë mënyrë nga ndonjë sjellje e gabuar e tyre. Familjen Gashi e kanë kërcënuar rëndë vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, Shqipërisë dhe religjionit të tyre, islamit, ka thënë Kreis.
Familja Gashi, respektivisht Selmani, Drita dhe djali i tyre 11 vjeçar, Islami, ishin portretuar në gazetën “Sonntag” të javës së kaluar. Ata, duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e shtetësisë, kishin thënë se do të ushtronin ankesë në Gjykatën Federale dhe do ta çonin çështjen deri në Strasburg. Sipas tyre nuk ka pasur asnjë arsye që të mos u jepej shtetësia.
Selmani kishte punuar dhe punon gjatë gjithë kohës sa është në Zvicër. Bashkëshortja e tij kishte pasur një aksident dhe nuk mund të punonte më, ndërsa dy fëmijë më të mëdhenj nuk kanë qenë pjesë e kërkesës së shtetësisë.
Kryetari i komisionit që bën vlerësimin për dhënien e shtetësisë, ka thënë për mediet lokale se shkak për mosdhënien e statusit të shtetasve anëtarëve të familjes Gashi ishte njohja e pamjaftueshme e gjermanishtes nga kryefamiljari Gashi.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











