Kultura
Vdes legjenda e rokut zviceran, Polo Hofer
Hofer ka bërë emër si “rokeri në dialekt” pasi që në muzikën e tij me tekst në dialekt (të folmen e Bernës) ai ka shkrirë rokun dhe frymën lokale të regjionit të Bernës.
Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare këngëtari i shquar zviceran Polo Hofer. Ai ka vdekur të shtunën që shkoi, ndërsa njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik të hënën.
Rreth një vit më parë qe bërë e ditur se këngëtari që gëzon statusin e kultit në Zvicër, vuante nga kanceri i mushkërive.
Hofer ka bërë emër si “rokeri në dialekt” pasi që në muzikën e tij me tekst në dialekt (të folmen e Bernës) ai ka shkrirë rokun dhe frymën lokale të regjionit të Bernës.
Për vdekjen e Polo Hofer pikëllimin e kanë shprehur shumë personalitete publike ndërsa mediat zvicerane i kushtojnë kësaj vdekjeje dosje e seri artikujsh të shumtë, në të cilat përkujtohet shëmbëlltyra e të ndjerit.
Kështu, edhe ministri i kulturës, Alain Berset është shprehur me pietet për veprën e artistit të ndjerë, përcjell albinfo.ch. “Ai, ashtu si askush tjetër para tij, ka lidhur dialektin me muzikën rok”, është shprehur ministri në një letër ngushëllimi.
Me Polo Hofer Zvicra po humb një shenjtëri kombëtare. I lindur më 16 mars 1945 në Interlaken të Bernës ai ka korrur suksese me këngët si “Alperose” të cilën e këndon secili fëmijë zviceran. Kjo këngë, në vitin 2006 qe zgjedhur nga publiku televiziv i Zvicrës si hiti më i madh i Zvicrës i të gjitha kohëve.
Ishte bërë i njohur me grupin “Rumpelstilz” të cilin e kishte themeluar në vitin 1971. Me këtë grup ka realizuar hitet si “Kiosk” dhe “Teddybär”.
Në vitin 2011 Polo Hofer qe shpërblyer me “Swiss Music Award” për vepër jetësore ndërsa në vitin 2015 qe zgjedhur si zvicerani i vitit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












