Kultura
Soprano shqiptare magjeps mediat ndërkombëtare
Jaho ka thënë se ka shkuar pa asnjë cent në Itali, dhe ka punuar ku ka mundur për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, ajo ka punuar shumë duke mos hequr asnjë herë nga ëndrra e saj. Sot, Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë
Soprano shqiptare, Ermonela Jaho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kurse e fundit që ka shkruar për të është “El Pais”.
Jaho ka magjepsur edhe një herë publikun, kësaj radhe në Madrid në rolin e Madamës Butterfly të Puccini-t.
Në një tregim të gjatë për sopranon shqiptare vihet në theks se si ajo erdhi si një emigrante e varfër në Itali, derisa tani është shumë e njohur dhe magjepsës me zërin e saj.
Jaho ka thënë se ka shkuar pa asnjë cent në Itali, dhe ka punuar ku ka mundur për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, ajo ka punuar shumë duke mos hequr asnjë herë nga ëndrra e saj. Sot, Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë.
“Madamme Butterfly”; “La Traviata”; “La Boheme”, janë vetëm disa prej kryeveprave të muzikës operistike, ku Ermonela Jaho ka lënë padyshim gjurmë në mendjen e kritikëve më të rëndësishëm, që kurdoherë e duartrokasin në artikuj për mediat më të njohura.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











