Lajme
Në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, kërkohet që serbët mos ta mohojnë gjenocidin
Sot kur bëhen 22 vjet nga maskara më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, në Srebrenicë varrosen edhe 71 viktima
Populli i Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe gjithë komunitetet tjera në Ballkan, përkujtuan sot 22 vjetorin e masakrës së Srebrencës, ku u vranë rreth 8 mijë burra boshnjak nga forcat ushtarake serbe. Në përvjetorin e kësaj ngjarje, që konsiderohet “turpi i Evropës” së fundshekullit të kaluar, u varrosën edhe 71 viktima të tjera.
Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre, transmeton Klan Kosova. Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.
Gjithë ky krim ndodhi, pasi Serbia nisi luftën në 1992 në Bosnje. Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjës si “zonë të sigurt”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”, por më 11 korrik zona u pushtua nga forcat serbe të cilat ekzekutuan dhe masakruan barbarisht më shumë se 8 mijë civilë myslimanë.
Edhe sot mijëra boshnjakë, por edhe njerëz nga e mbarë botë, mblidhen sot Bosnje për të kujtuar të rënët.
Anëtari mysliman i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, i ka bërë thirrje sot në Potoçari popullit serb, liderëve dhe elitës intelektuale serbe, që ta pranojnë të vërtetën dhe të mos e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.
“Ky është hap i cili do t’i kontribuoj pajtimit të të gjithë neve”, tha Izetbegoviq në tubimin përkujtimor në Potoçari dhe ka shtuar se “nga komuniteti ndërkombëtar e vërteta kërkon që të pengohen Srebrenicat e ardhshme”. Ai ka theksuar se për boshnjakët, Srebrenica është “plaga më e thellë” të cilën askush kurrë nuk do ta harroj.
“Ajo që ka ndodhur këtu në vitin 1995 është mirë e njohur. Njësitet e vdekjes të Mlladiqit dhe Karaxhiqi e thyen rezistencën e mijëra mbrojtësve, duke dashur që në këtë hapësirë të mos ekzistoj një popull”, tha Bakir Izetbegoviq.
Anëtari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, tha se Kombet e Bashkuara kishin qëndruar pasive dhe memece, “duke e lëshuar në mënyrë qyqare zonën e mbrojtur nga OKB-ja” në të cilën ka ndodhur “njëri prej krimeve më të errëta të civilizimit të sotëm”. Kjo masakër konsiderohet masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore.
Ndërsa presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se gjenocidi në Srebrenicë është njëra nga ngjarjet më të turpshme në histori dhe ajo asnjëherë nuk duhet harruar. “Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Nuk do të harrojmë ndjekësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët që ua dorëzuan refugjatët vrasësve”, ka thënë Erdogan.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











