Lajme
Katër ekipe shqiptare eliminohen, tri kualifikohen në garat evropiane
Kukësi, Shkëndija e Skënderbeu do të luajnë në gjiron e dytë të garave evropiane, kurse katër ekipe të tjera, dy nga Shqipëri dhe dy nga Kosova janë eliminuar në rrethin e parë të garave evropiane
Skuadra e Kukësit, Shkëndisë së Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e garave evropiane, kurse Prishtina, Trepça ’89, Tirana dhe Partizani janë eliminuar prej garave evropiane. Këto të fundit kanë treguar performancë të dobët në këto gara, ndërsa ka zhgënjyer kryesisht Trepça 89.
Ndërsa Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija janë ekipet e vetme që kanë mbetur në garat evropiane për klube. Kuksianët si kampion të Shqipërisë nuk janë paraqitur në rrethin e parë të kualifikimeve ndërsa Shkëndija dhe Skënderbeu sot siguruar nga një biletë për në fazën e ardhshme të garave evropiane.
Kukësi do të luajë më 12 korrik kundër skuadrës moldave të Sheriff Tiraspolit, transmeton Telegrafi. Skënderbeu luan ndaj ekipit kazak të Kairat Almatyt ndërsa po më 13 korrik Shkëndija mirëpret Helsinkin. Në garat e rrethit të parë, më së mirë ësghtë paraqitur Skëndija e cila i ka fituar bindshëm të dy ndeshjet kundër ekipit Dacia me rezultat 7-0.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










