Lajme
I dyshuari për vrasjen e policëve të UNMIK-ut, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
I ekstraduari nga Gjermania, bashkë me dy qytetarë të tjerë, të arrestuar dje në Podujevë, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria kërkon nga 30 ditë paraburgim për të arrestuarit
I arrestuar javën e kaluar në Gjermani, F. Shaqiri është ekstraduar në Kosovë nga autoritetet gjermane, ndërsa sot bashkë dy qytetarë të tjerë, të arrestuar dje në Podujevë, B.Kiqmari dhe A.Dizdari kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ata janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e dy pjesëtarëve të UNMIK-ut, në vitin 2004.
Ekstradimin në Kosovë të Shaqirit e ka konfirmuar të enjten për Express zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikolic-Solomon. “Po, mund ta konfirmoj se Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë. Momentalisht, ai ndodhet në paraburgim”, ka treguar Nikolic.
Ndaj të arrestuarve, Prokurori i Prokurorisë Speciale ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këta të arrestuar, konsiderohen si “viktimat” e para nga Gjykata Speciale, edhe pse nuk dihet saktë nëse ka të bëj me këtë gjykatë. Aktualisht gjithçka ka mbetur nëpër mjegull, pasi disa nga ata që janë dyshuar për vrasjen e policëve të UNIMUK-ut janë akuzuar edhe për disa vrasje të pasluftës. I dyshuari kryesor, A. Sylejmani është vrarë në të njëjtin aksion.
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












