Lajme
Doganat krijojnë lehtësirat për mërgimtarët
Sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi sipas drejtorit të doganave, është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen për gjëra të parëndësishme
Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje për pushime, Dogana e Kosovës ka kërkuar nga stafi i saj në pikat kufitare të jetë me fleksibil dhe të krijoj lehtësira për diasporën. Sipas një informacioni që lëshoi sot Dogana, thuhet se “mallrat që eventualisht mund të bartin me vete bashkatdhetarët do të analizohen vetëm në raste të veçanta”.
“Duke marr parasysh se tani kemi hyrë në sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, siç thuhet më tej në njoftim, ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, “andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim”.
Sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi sipas drejtorit, është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen për gjëra të parëndësishme.
“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











