Lajme
Shtypi gjerman për zgjedhjet në Shqipëri dhe salafizmin në Kosovë
Zhvillimet në Shqipëri, dhe tendenca e rritjes së numrit të luftëtarëve islamistë në Kosovë zë vend në faqet e shtypit gjerman
Në një artikull të botuar të premten (23.06) nga gazeta gjermane “tageszeitung” vëmendja drejtohet tek zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Shqipëri të dielën. Autori dyshon, nëse kësaj here do të kemi votim të lirë e të drejtë. “Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një temë e vazhdueshme në Shqipëri. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në OSBE gjithmonë ka pasur kritika për votimet.”
Gazeta gjermane vëren, se gjatë fushatës zgjedhore të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion, transmeton deutschewelle.de. “Opozita akuzon qeverinë, se nuk ka bërë gjë kundër fenomenit të kanabisit në zonat e largëta malore, dhe se zyrtarë komunalë, policë apo gjykatës janë pjesë e sistemit që merr miliona euro. Shqipëria u ngrit në prodhuesin më të madh të marijuanës nën qeverisjen Rama, sipas opozitës. Por opozita harron, se pikërisht në këto zona rurale ajo ka shënuar suksese të mëdha në votime, dhe se po ashtu është e lidhur me shumë fije me mafian e ndërtimit. Ndërsa Edi Rama dhe socialistët kundërpërgjigjen se demokratët nuk e duan reformën në drejtësi.”
Sipas gazetës gjermane, “taz”, plani i Edi Ramës është “shndërrimi radikal” i shtetit dhe shoqërisë. “Diplomatët e huaj në Tiranë prandaj besojnë tek ai, se mund ta çojë përpara anëtaren e NATO-s.” Rama mund të fitojë në këto votime shumicën parlamentare, shkruan “taz.”
Ndikimi salafist në Kosovë
Ndërsa gazeta “Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.
Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane. Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas “Dië Welt”. Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave ‘futi ato brenda, ndryshe do kesh probleme’. Një tjetër ofrohet dhe përpiqet të qetësojë situatën. Mos jini kaq agresivë me miqtë.”
Sipas gazetës “Die Welt” arsyet e përhapjes së salafizmit në Kosovë gjenden në Bosnjën e viteve 90-të. Sipas gazetës gjermane, “në Kosovë salafistët zunë vend pas bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë e mbetur….Me ndihmën e parave arabe Kosova laike brenda pak vitesh u bë një fortesë e salafizmit në Europë.”
Një imam, Visar Duriqi pyetur nga gazeta gjermane është shprehur se ai e ka përjetuar vetë se si u radikalizuan bashkënxënësit e tij. Gazeta gjerman shkruan, se Ai zgjodhi rrugën tjetër, u bë gazetar dhe raporton për islamizmin. “Shkollën e dikurshme ai e sheh me sy kritik. Na mësuan një islam që i bën njerëzit të vrasin.” “Die Welt” vëren se pas ndalimit të fondacioneve nga Arabia Saudite “është bërë edhe më e vështirë transparenca e e burimeve financiere. e nuk mund të verifikohet, nëse derdhen para në Kosovë dhe drejt kujt.”
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












