Kultura
Regjisori Ben Apolloni, pranohet në rrjetin “Series Balkans” me seli në Paris
Bëhet fjalë për një organizatë e cila mbledh artistët e filmit e të televizionit dhe së bashku zhvillojnë projekte televizive si seriale, dokumentare ose fiksion
Regjisori, skenaristi dhe aktori nga Kosova, Ben Apolloni është pranuar si anëtar i rrjetit Series Balkans, një rrjet ndërkombëtar me seli në Francë që ka në fokus krijimtarinë televizive Ballkanike.
“Unë jam ftuar nga z. Constandin Deliyannis që t’i bashkohem kësaj organizate dhe bashkë me ta të punoj në zhvillimin e projektit tim “Gjak për gjak”, një projekt për serial, i zhanrit dramë, krim”, thotë Apolloni në një prononcim për albinfo.ch.
Lidhur me rrjetin “Series Balkans”, ai shprehet se “bëhet fjalë për një organizatë e cila mbledh artistët e filmit e të televizionit dhe së bashku zhvillojnë projekte televizive si seriale, dokumentare ose fiksion. Po ashtu në kuadrin e rrjetit organizohen edhe workshop-e ku i trajnojnë të rinjtë për realizimin e skenarëve, produksioneve etj. Dmth unë do të zhvilloj bashkë me ta edhe projektin tim të përmendur. Rrjeti ku tash jam anëtarësuar më ndihmon që ta prezantoj atë nëpër televizione te ndryshme e platforma online”, thotë Ben Apolloni.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











