Lajme
Korrupsioni në Ballkan, “mënyrë legjitime mbijetese”: VV thyen këtë logjikë
Schmidt-Neke: "Për kosovarët e socializuar në Evropën Perëndimore, korrupsioni është diçka moralisht e dënueshme. Por në Ballkan, ndërkaq korrupsioni shikohet si një strategji legjitime e mbijetesës"
Si shpjegohet që partia e majtë Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e fundjavës doli më e mira, është kaq e pëlqyer nga kosovarët jashtë vendit, si, fjala vjen nga ata të Zvicrës? Eksperti gjerman i çështjes shqiptare, Michael Schmidt-Neke ka një përgjigje interesante për këtë pyetje të portalit Watson.ch.
“Korrupsioni te partitë tjera është shkaku kryesor që e ka mundësuar këtë. Për kosovarët e socializuar në Evropën Perëndimore, korrupsioni është diçka moralisht e dënueshme. Por në Ballkan, ndërkaq korrupsioni shikohet si një strategji legjitime e mbijetesës. Dënimi i ashpër retorik i korrupsionit nga ana e Vetëvendosjes si i tillë nuk mjafton, transmeton albinfo.ch. Sepse korrupsioni në Kosovë është një problem strukturor. Kundër rrethanave katastrofale ekonomike në të cilat lulëzon korrupsioni, as Vetëvendosja nuk ka ndonjë recetë”.
Me politikën pragmatike në pushtetin lokal, VV ka fituar simpati
Ndërsa lidhur me atë se si ia doli VV të dyfishojë votat, Schmidt-Neke thotë se kjo nuk është ndonjë befasi kur dihet se lëvizja në të gjitha zgjedhjet ka shkuar duke u rritur. Ajo ka siguruar kështu një besueshmëri të caktuar pasi që nuk ka praktikuar vetëpasurimin.
Nga ana tjetër, në kryeqytet, në Prishtinë, Vetëvendosja ka prej tri vitesh kryebashkiakun e saj. Dhe në sytë e shumë zgjedhësve ajo (VV) me politikën e saj pragmatike ka përmirësuar cilësinë e jetës atje. Kjo, me siguri i ka sjellë vota- ndërsa në rrafshin nacional, në të kundërtën, ajo gjatë viteve të fundit ka udhëhequr një opozitarizëm fundamental si për shembull me hedhjen e bombave me gaz lotsjellës në parlament. Kjo gjë ka pamundësuar jetësimin e demokracisë.
Edhe lidhur me zgjidhjen e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Schmidt-Neke ka një qëndrim që del nga kornizat. “Një bashkim i Kosovës me Shqipërinë, siç e ka kërkuar Vetëvendosje por së fundi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në rrafshin ndërkombëtar has në refuzim të ashpër.
Kthimi nën Serbi, “rruga më e sigurt për ndezjen e luftës së ardhshme ballkanike”
Një ribashkim me Serbinë, nga ana tjetër, do të ishte rruga më e sigurt për luftën e ardhshme ballkanike. Por, me më shumë gjasa do të ishte realizimi i një këmbimi territoresh, me ç`rast regjionet me shumicë serbe në veri të Kosovës do t`i bashkoheshin Serbisë ndërsa në këmbim me këtë, regjionet e banuara me shqiptarë, në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë do t`i bashkoheshin Kosovës. Kjo mund ta qetësonte regjionin”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











