Sport
Fabjon Marku kërcënohet me dëbim në Shqipëri
Futbollisti Fabjon Marku dhe familja e tij, refugjatë prej dy vitesh në Gjermani, rrezikojnë të kthehen në Shqipëri
Ai nuk e ka lehtë të flasë për të kaluarën e tij. E kaluara nuk ka qenë e lehtë për të. Në jetën e tij ka përjetuar shumë. Dy vjet më parë, në moshën 19-vjeçare, së bashku me vëllain e tij më të ri dhe nënën u largua në verën e vitit 2015 në Shqipëri, shkruan ‘nrz.de’.
“Ne kemi shkuar me tragetin nga Shqipëria për në Itali. Më pastaj kemi shkuar me tren në Gjermani”, tregon ai, dhe shton se babai i tij kishte probleme. Ai kishte një dyqan këpucësh. Për të blerë mall, kishte marrë një kredi të madhe dhe i kishte investuar, por më pas ishin vjedhur.
Ai nuk mund ta paguante kredinë dhe u shkatërrua financiarisht. Fabjoni luante për Dinamon e Tiranës, me një pagë prej 400 eurosh. Me këto para mbulonte shpenzimet, por jo borxhet e babait të tij.
Familja ishte e kërcënuar se do të lëndohej. Për këtë arsye shkuan Fliehburg të Gjermanisë.
Ai më pas filloi të luajë futboll dhe në këtë drejtim kishte shumë oferta. “Futbolli është jeta ime”, thekson ai. Familja shqiptare gjithashtu u integrua në Gjermani.
Por, familja shqiptare rrezikon të dëbohet, pasi Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












