Lajme
Basha merr mbështetjen e presidentit Trump për Shqipërinë
“Vizioni dhe kauza e presidentit Trump janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Basha në facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me të cilin kanë biseduar për zhvillimin ekonomik si dhe për çështjet tjera që lidhen me relacionet e mira ndërmjet Tiranës dhe Uashingtonit.
“Takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Basha në rrjetin e tij social facebbok.
Basha ka bërë me dije se, gjatë vizitës së zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ka biseduar me përfaqësues të administratës Trump mbi politikat e tij.
“Sapo mbylla një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”, ka thënë Basha.
Ai i ka shprehur “mirënjohje të pakufishme” presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët.
E-Diaspora
-
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë... -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










