Kultura
Artisti nga Kosova sharton “Pemën e pajtimit” mes Gjermanisë dhe Greqisë
Sokol Beqiri është kujtuar që të bëjë një lidhje speciale në mes të dy ambienteve të ekspozitës: atij në Kasel me atë në Athinë. Për të bërë këtë, ai ka pasur një ide origjinale...

Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në fushën e arteve pamore në botë është ekspozita “Documenta”, e themeluar në vitet `50 të shekullit të kaluar, në Kasel, Gjermani.
Për herë të parë, edicioni i sivjetmë është menduar të mbahet, përveç si zakonisht, në Kasel, edhe në Athinë, Greqi. Kështu, “Dokumenta” në prill të këtij viti ka hapur portat në Athinë. Por ky edicion nuk u ka shpëtuar kritikave, sidomos nga ana greke, transmeton albinfo.ch portalin gjerman deutschlandfunk.de.
Por, ka edhe nga gjermanët që ekspozitën “e shtegtuar” e quajnë “turizëm krize”.
Për publikun shqiptar ndërkaq ka rëndësi pjesëmarrja në këtë ekspozitë të artit botëror, e artistit nga Kosova, Sokol Beqiri. Dhe, kjo nuk është pjesëmarrje dosido.
Beqiri është kujtuar që të bëjë një lidhje speciale në mes të dy ambienteve të ekspozitës: atij në Kasel me atë në Athinë, transmeton albinfo.ch. Dhe, për të bërë këtë, ai ka pasur një ide origjinale: ka marrë një fidan lisi nga njëri prej 7000 lisave në parkun e mbjellë nga themeluesi i ekspozitës (Joseph Beuys) në Kasel dhe atë e ka bartur në Athinë, ku e ka shartuar në një lis para Universitetit Teknik në Athinë. Në këtë mënyrë, artisti shqiptar ka vendosur një lloj “ure artistike” në mes të dx qyteteve dhe dy ambienteve.
Se sa ia ka dalë që përmes kësaj vepre arti të llojit të veçantë t`i “pajtojë” Kaselin dhe Athinën, gjegjësisht Gjermaninë dhe Greqinë, është paksa problem të thuhet, vëren albinfo.ch. Por ajo që është e sigurt është se “Adonis”-i, siç quhet vepra e tij, simbolizon dëshirën e artistit shqiptar për lidhje, kryqëzim mes kulturave.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €