Lajme
Delavie, me mesazh për pjesëmarrje masive në zgjedhje
Ambasadori amerikan ne Kosove, Greg Delawie, me anë të një video-mesazhi në Facebook ka uruar partitë për një fushatë të qetë, përderisa ka kërkuar nga të gjithë që të votojnë
“Urime Kosovë. E kaluat fushatën dhe tani jeni gati për ngjarjen kryesore. Pas disa javësh debat politik, të dielën, ju do ta keni fjalën e fundit. Ju do të dëshmoni se qytetarët e Kosovës e përcaktojnë rrugën e ardhshme të shtetit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë jush gjatë rrugëtimit.
Ne do t’i vëzhgojmë proceset e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin sepse të qënit i besueshëm dhe i drejtë në këtë proces të zgjedhjeve është vendimtare për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit Delawie, ku kërkon të votohen të pakorruptuarit dhe ata që mbrojnë më së miri interesat e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












