Lajme
Shqiptarët, shtatë ministri në “Qeverinë Zaev”
Në qeverinë e re të Maqedonisë, që konsiderohet reformatore, shqiptarët do të përfaqësohen me shtatë resore ministrore dhe me dy zëvendëskryeministra
Lideri socialdemokrat i Maqedonisë, Zoran Zaev, të martën pritet ta paraqesë para Kuvendit të Maqedonisë kabinetin e tij qeverisës, me dy zëvendëskryeministra dhe 23 ministra. Prej tyre në qeverinë e re, që konsiderohet reformatore, shqiptarët do të përfaqësohen me shtatë resore ministrore dhe me dy zëvendëskryeministra.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pasi është informuar për përbërjen e ekzekutivit dhe programin qeveritar ka caktuar për të martën në orën 11:00 seancën e diskutimit në Kuvend.
Bashkimi Demokratik për Integrim përfaqësohet me gjashtë emra në qeverinë e re, nga të cilët dy janë zëvendëskryeministra dhe një ministër pa portofol, ndërsa Aleanca për Shqiptarët me dy ministra.
Pjesa tjetër e qeverisë i takon LSDM-së, emrat e së cilës nuk kanë shumë surpriza, ndërsa Lëvizja Besa do të qëndrojë në opozite, pasi nuk arriti marrëveshje për bashkëqeverisje.
Kreu i LSDM-se është shprehur se vendi meriton të ketë sa më shpejt qeverinë e tij, e cila do të nisë punë menjëherë, pas shumë muaj janë humbur dhe procesi i reformave ka ngecur. Sa i përket programit, Zaev theksoi se qeveria e tij do të punojë për shanse të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe për sa më shumë zhvillim e prosperitet për familjet e tyre.
Qeveria e re e Maqedonisë
Kryeministër: Zoran Zaev (LSDM)
Zëvendëskryeministër për marrëdhënie ndëretnike: Hazbi Lika (BDI)
Zëvendëskryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani (BDI)
Ministër i Mbrojtjes: Radmila Sheqerinska (LSDM)
Ministër i Punëve të Jashtme: Nikolla Dimitrov (LSDM)
Ministër i Punëve të Brendshme: Oliver Spasovski (LSDM)
Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari (Alenca për Shqiptarët)
Ministër i Financave: Dragan Tevdovski (LSDM)
Ministër i Ekonomisë: Kreshnik Bekteshi (BDI)
Ministër i Drejtësisë: Bylen Saliu (BDI)
Ministër i Arsimit: Renata Deskoska (LSDM)
Ministër i Punës: Mila Carovska (LSDM)
Ministër i Transportit: Goran Sugarevski (LSDM)
Ministër i Ambientit: Sadulla Duraku (BDI)
Ministër i Pushtetit Lokal: Suhejl Fazliu (Alenca për Shqiptarët)
Ministër i Kulturës: Robert Alagjozovski (LSDM)
Ministër i Bujqësisë: Lupço Nikolovski (LSDM)
Ministër i Informacionit: Damjan Mançevski (LSDM)
Ministër pa portofol: Ramiz Merko (BDI)
Ministër pa portofol: Edmond Ademi (LSDM)
Ministër pa portofol: Koço Angjushev (LSDM)
Ministër pa portofol: Robert Popovski (LSDM)
Ministër pa portofol: Adnan Qahil (Lëvizja e Turqve)
Ministër pa portofol: Samka Ibrahimovski (LSDM)
Ministër pa portofol: Zoran Shapuriq (PLD)
Ministër pa portofol: Zorica Apostolovska (LSDM)
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













