Lajme
Miku amerikan u kthehet shqiptarëve sërish
Duke parë edhe shtimin e ndikimit rus e të Turqisë, amerikanët vendosën të rikthehen, duke e treguar sërish më tepër prezencën e tyre në Ballkan
Në Ballkan ka shumë kriza, kurse diplomacia amerikane është rikthyer sërish. Ata përdorin ndikim te shqiptarët nga të cilët varet edhe stabiliteti në rajon, shkruan “nzz.ch” përmes korrespondentit të saj në Ballkan, Andreas Ernst, përcjell albinfo.ch.
Shfaqja e fundit dhe më e madhja ishte në shkurt të vitit 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj. Shqiptarët i falënderojnë ata dhe festojnë me flamuj amerikanë. Më pas, amrikanët sikur largohen dhe terrenin ua lëshojnë evropianëve, sidomos gjermanëve.
Gjermanët, apo Berlini bindi serbët që të fillojnë procesin e normalizimit me Kosovën në vitin 2012. Diplomacia evropiane është dobësuar për shkak të krizës së Bashkimit Evropian, por edhe integrimit të tejzgjatur të vendeve ballkanike.
Duke shfrytëzuar këtë, në mars presidenti i Kosovës kërkoi themelimin e ushtrisë, edhe pse kishte kundërshtime e mospajtime nga evropianët. Kështu ndodhi edhe në Maqedoni e Shqipëri.
Ardhja e Trumpit në pushtet shtoi frikën sidomos te shqiptarët se politika amerikane ndaj tyre do të ndryshonte për të keq. Por, me lëvizjet e fundit, ata u bindën se nuk është kështu.
Por, duke parë këtë situatë, amerikanët ‘hynë’ në lojë dhe u rikthyen sërish, duke stabilizuar Ballkanin. Thaçi tërhoqi vendimin për ushtrinë, në Maqedoni u qetësua situata, kurse zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen sipas planit. Mjaftuan disa blic vizita të ndihmëszëvendëssekretarit amerikan Hoyt Yee, këtij politikani që rrezaton një “forcë të butë”, që gjërat të viheshin në vend, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.
Më tutje gazeta shkruan se në proceset e zhvillimit, shqiptarët kanë pasur më shumë sukses se serbët. “Përderisa nacionalizmi serb ka pësuar disa disfata njërës pas tjetrës, ai shqiptar ka korrur fitore. Shqiptarët janë më të faktorizuar se kurrë më parë në regjion. Pas dekadave të izolimit, Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, me pavarësimin e Kosovës, është krijuar shteti i dytë shqiptar në Ballkan ndërsa shqiptarët e Maqedonisë, pas konfliktit të vitit 2001, fituan praktikisht pozitën e kombit të dytë shtetformues në Maqedoni. Dhe kjo nuk është e fundit çfarë pretendojnë shqiptarët. Bashkimi kombëtar nuk është më tabu për ta, thotë Ernst, duke iu referuar deklaratës së para disa muajve të Edi Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian do të bashkohen me Kosovën, kurse Lëvizja Vetëvendosje parasheh një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë. Duke parë këto lëvizje por edhe shtimin e ndikimit rus e të Turqisë, amerikanët vendosën të rikthehen, duke e treguar sërish më tepër prezencën e tyre në Ballkan.
E-Diaspora
-
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë... -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









