Lajme
Edhe ‘Blick’ shkruan për 83-vjeçarin nga Kosova që luan ‘Sony’
Ahmet Dedinca është 83-vjeçar dhe në plan të parë nuk dallon shumë nga moshatarët e tij. Por, derisa të tjerët punojnë në kopsht, ose kalojnë ditën në një kafene, pasioni i pensionistit është “Play Station 3”. Madje, luan tërë ditën
Ditë më parë një storie bëri bum, që tregonte për një 83-vjeçar nga Kosova, i cili luante me pasion video lojërat ‘Sony Playstation’. Për këtë rast ka shkruar edhe ‘blickamabend.ch’.
Ahmet Dedinca është 83-vjeçar dhe në plan të parë nuk dallon shumë nga moshatarët e tij. Por, derisa të tjerët punojnë në kopsht, ose kalojnë ditën në një kafene, pasioni i pensionistit është “Play Station 3”. Madje, luan tërë ditën, përcjell albinfo.ch.
Ai është nga Obiliqi në afërsi të Prishtinës, kurse shpesh luan edhe 5 orë në ditë, kishte raportuar ‘Klan Kosova’. Ai thotë se dëshira e tij është të luajë me pensionistë tjerë, për të krijuar kundërshtarë të rinj.
83-vjeçari ka filluar me “Super Mario” 25 vjet më parë. Ai është i pasionuar pas futbollit, veçanërisht Barcelonës. Ai ka treguar edhe disa raste kur ka luajtur kur ka shkuar si mysafir.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









