Lajme
Mali i Zi mirëpritet nga NATO
Podgorica tani do të ketë ulëses e saj në takimet formale dhe joformale të NATO-s, pasi nga fillimi i qershorit do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë
Shteti më i vogël i Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, është vendi i fundit i cili nga dita e sotme i bashkohet Aleancës Veriatlantike (NATO). Podgorica tani do të ketë ulëses e saj në takimet formale dhe joformale të NATO-s, pasi nga fillimi i qershorit do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, do t’iu bashkohet për herë të parë aleatëve në takimin e sotëm në Bruksel.
“Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, tha Stoltenberg, citon REL.
NATO i ka dhënë Malit të Zi planin për anëtarësim qysh në vitin 2009, ndërsa më 2015 i ka bërë ftesë për t’iu bashkuar aleancës.
Procesi e ka irrituar Moskën, e cila, për kohë të gjatë, ka menduar se mund ta ketë Malin e Zi në sferën e saj të ndikimit. Qëkur Mali i Zi është ndarë nga Serbia në vitin 2006, Moska ka kultivuar lidhje të ngushta me republikën ish-jugosllave, ndërsa investitorët dhe turistët rusë kanë derdhur para të majme atje. Nga viti 2015, afërsia e tyre është kthyer në rrëmujë.
Mali i Zi ka fajësuar Rusinë për një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në tetor të vitit të kaluar.
Rusia, në anën tjetër, ka ndërprerë investimet në Mal të Zi, ka zvogëluar turizmin atje, ndërsa, së voni, ka ndaluar edhe importin e verës malazeze. “Jemi të përgatitur për çdo veprim të Rusisë, por asgjë nuk do të na pengojë në rrugën që kemi vendosur të marrim”, u tha gazetarëve, ditë më parë, kryeministri malazez, Markoviq.
“Ballkani, me shekuj, ka qenë skenë e luftës midis Perëndimit dhe Lindjes. Si asnjë vend tjetër në rajon, Mali i Zi ka lidhje të fuqishme me Lindjen, por në vitin 2006 (v.j. kur Mali i Zi ka shpallur pavarësinë), kemi marrë një vendim kyç, për të pranuar standardet dhe vlerat perëndimore”, tha Markoviq.
Mali i Zi, vend me rreth 630,000 banorë, ka një ushtri të vogël, me rreth 2,000 ushtarë aktivë. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, ai dhe Serbia janë bombarduar nga avionët e NATO-s për 78 ditë. Me anëtarësimin e Malit të Zi, NATO bën zgjerimin e parë qysh në vitin 2009, kur në radhët e saj kanë hyrë Shqipëria dhe Kroacia.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










