Lajme
Destani: Jam i gatshëm të ndihmoj zhvillimin e atdheut
Biznesmeni Lazim Destani u shpreh i gatshëm për të luajtur rol vendimtar për zhvillimin e atdheut, ndërsa kërkoi që zhvillimi ekonomik të lidhet me përfitimet për njerëzit në atdhe
President-nderi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani thotë se diaspora shqiptare është e gatshme të luajë rolin e saj për zhvillimin e vendit. Duke marrë fjalën në samitin që po zhvillohet në Tiranë, në panelin për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik, vlerësoi se te diaspora shqiptare ekziston potencial jo vetëm në ekonomi dhe financa, por edhe në aspektin e dijes dhe përvojës.
Komuniteti shqiptar, shprehet ai, gjithnjë janë organizuar në nivele shoqatash nëpër vendet ku veprojnë, duke mos patur një bashkëpunim të mirëfilltë, siç kanë shumë komunitete të tjera në botë.
“Vetëm dërgesat që vijnë nga diaspora përbëjnë një vlerë të madhe të produktit vendor në trojet tona. Po ta marrësh në konsideratë edhe potencialin intensiv, kjo vlerë mund të dyfishohet. Kjo tregon se thujse nuk ka kategori tjetër ekonomike më të rëndësishme se ky potencial, ndaj mendoj se është filluar shumë drejtë me vendosjen e diasporës si potencial për zhvillim”, deklaroi Destani.
Në këtë drejtim ai përmend si shembull të mirë Kosovën me krijimin e ministrisë së Diasporës së Kosovës, me mbështetjen e të cilës vitet e fundit u krijua rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare në Evropë e dhe SHBA, por edhe më gjerë.
“Diaspora është sot një nga pistonët më të fuqishëm dhe me pak koordinim e aktivitete konkrete, kjo shumë kollaj mund të marrë rolin e udhëheqjes ekonomike të atdheut. Më pas ajo do të bëhet shembull edhe për investitorët e huaj”, nënvizon Destani.
Në këtë drejtim, ai vlerëson se institucionet shtetërore duhet të punojnë fortë e në mënyrë konkrete për të krijuar lehtësi e motivime që bëjnë të mundur angazhimin e diasporës, si në formë individuale edhe në formë të organizuar.
“Dua të nënvizoj fjalën konkrete, sepse sado të dobishme janë mbledhjet e diskutime të tilla nëse nuk ndërmerren aksione konkrete në fund mbetet vetëm shija e mirë e bisedave vëllazërore”, thotë Destani.
Çdo të të thotë aksione konkrete mbetet të diskutohet mes palëve të investuara, vijon bisedën ai, duke shtuar se fare mirë mund të formohen partneritete për projekte të caktuara si] është bie fjala projekti për zonën teknologjike të zhvillimit ekonomik Spitallë, në Durrës.
Një hap konkret shumë i nevojshëm do të ishte, sipas Destanit, themelimi i një fondi investimesh, pse jo edhe një bankë me kapital të emigrantëve shqiptarë.
“Unë si afarist në tregjet globale prej vitesh po bëj përpjekje që potencialin investim ta orientojmë sa më shumë drejt tregjeve tona shqiptare. Deri më sot kemi parë investime të konsiderueshme në Kosovë e Maqedoni, ndërsa që nga viti 2014 edhe në Shqipëri”, tha ai.
Por shprehet Destani, përveç kapitalit financiar, emigrantët shqiptarë ka një kapital tjetër shumë më të vlefshëm, kapitalin njerëzor.
“Do të ishte shumë ekonomike dhe më e dobishme sikur institucionet shtetërore të kërkojnë këshilla e ekspertizë nga ekspertët shqiptarë të njohur botërisht në fushat ku veprojnë, para se këto ti kërkohen kompanive të huaja”, deklaroi Destani. Për këtë, thotë ai, do të kërkoja të kompletohet data base e profesionistëve shqiptar në diasporë.
Një tjetër iniciative, që Destani e parashtron në Samitin e diasporës, në Tiranë e që siç thotë ai mund ta udhëheqë ministria e Ekonomisë është formulimi i një programi të posaçëm për zhvillimin e tregut për diasporën, si kornizë për lehtësimin e bizneseve mes shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe emigrantëve.
Ai u shpreh i gatshëm për të luajtur rol vendimtar për zhvillimin e atdheut, ndërsa kërkoi që zhvillimi ekonomik të lidhet me përfitimet për njerëzit në atdhe.
“Pasi të kemi bërë këtë, atëherë të rinjtë tanë do të kishin hapësirë të bollshme për të gjetur veten dhe të ardhmen e tyre këtu, brenda e trojeve tona. Kështu njerëzit do të japin maksimumin sepse këtu ehe do të marrin maksimumin. Është kaq e thjeshtë le ta bëjmë”, është mesazhi e premtimi i tij në emër të diasporës shqiptare.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









