Lajme
Maqedoni: Shumica e re jep garanci, Ivanovit i ngushtohet rrethi
Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi do të presë deri më 19 maj që Ivanov t’ia dorëzojë mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, dhe nëse ai këtë nuk e bën dhe nëse shumica parlamentare një ditë pas skadimit të afatit dorëzon programin dhe propozimin e përbërjes qeveritare, “atëherë ai do të caktojë seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për propozimet e shumicës parlamentare”. Presidenti Ivanov siç u tha pret që lideri i LSDM-së Zoran Zaev të përmbushë fjalën e dhënë se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, lideri socialdemokrat Zaev paralajmëroi se javën e ardhshme do t’ia dorëzojë kreut të shtetit garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, që të mund të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.
“Po mundohemi që përmes kabinetit tim dhe kabinetit të Ivanovit sa më shpejtë ta miratojmë tekstin e deklaratës, i cili do të ketë për qëllim dhënien e mandatit. Nuk do të ketë për qëllim të shkaktojë antagonizëm ose arsye të reja dhe pengesa që të mos jepet mandati. Menjëherë kur të miratohet mes dy kabineteve tona, ajo deklaratë për garantimin e unitaritetit, integritetit territorial, kushtetutshmërinë, euro-integrimet, Marrëveshjen e Ohrit, gjithë atë që është e nevojshme, do të kërkoj takim publik”, ka thënë Zaev, njofton Albinfo.ch.
Ivanov shtiret si patriot
Ndërkohë, nga BDI-ja e Ali Ahmetit përkrahin liderin e LSDM-së Zaev dhe garancitë që ai do t’ia dorëzojë kreut të shtetit Gjorgje Ivanov. “Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzoj Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re”, njoftojnë nga BDI për Albinfo.ch. Nw vijim, analisti Ismet Ramadani vlerëson se Ivanovi në rolin e presidentit të shtetit edhe më tej vihet në shërbim të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së dhe nuk është i vetëdijshëm se çfarë dëmi i bën Maqedonisë si shtet dhe qytetarëve të saj, ndërsa nga ana tjetër shtiret si patriot i pakontestueshëm maqedonas që në fakt me veprimet që i bën nuk është ashtu. Sipas tij, ai fare nuk ka kompetencë të ndërhyjë në programin e mandatarit për programin qeveritar, por atë e shfrytëzon si alibi dhe të gjejë arsye gjithnjë plus për të mos ia dhënë mandatin Zaevit dhe shumicës së re.
“Është e çuditshme që ai veprimet i ka në kundërshtim me faktorin ndërkombëtar siç janë SHBA, BE e NATO dhe shumë institucione tjeta demokratike dhe lë të dyshojmë se bashkë me partinë e Nikolla Gruevskit sikur punon në agjendë proruse- putiniste edhe pse nuk ka ndonjë kapacitet që të luaj rol të rëndësishëm dhe në fakt ai kështu po e mbron kriminalitetin e udhëheqësisë së VMRO-së me vetëdije apo pa vetëdije dhe po bëhet shkaktar i incidenteve si që ishte ai 27 prillit dhe të krijojë ndonjë konflikt dhe të faktorizojë Nikolla Gruevskin në ndonjë tryezë eventuale”, ka thënë për Albinfo.ch, Ramadani, duke shtuar se partitë shqiptare në koalicion me LSDM-në e Zaevit dhe me përkrahjen e fuqishme të ndërkombëtarëve të fuqizojnë opsionin euroatlantik ku perspektiva e shqiptarëve dhe e Maqedonisë është e garantuar.
Do të veprohet si në rastin e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Ndërkohë, analisti tjetër Alajdin Demiri thotë se edhe kësaj rradhe Ivanovi nuk do jep mandatin pasi kërkesat e tij janë të pakuptmita dhe jokushtetuese. “Mirëpo, ai edhe kësaj radhe do i shërbejë strategjisë dhe skenarëve të VMRO-së dhe përsëri do të dëtyrojë Parlamentin ose shumicën parlamentare të verpojë si në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Ndoshta edhe protestuesit do të veprojnë në të njëjtën mënyrë që si duket është skenar i përgatitur në kuzhinat e VMRO-së. Në këtë mënyrë do të krijohet një hendek i madh mes qeverisë së vjetër dhe asaj të të re, ku këtë të fundit nuk do ta pranojë VMRO-ja dhe do e quajnë jolegjtime dhe gjithë kjo është në krijimin e kushteve të thellimit të krizës dhe zgjedhjeve të parakohshme. Pasi ky është objektivi i VMRO-së”, ka thënë Demiri për Albinfo.ch.
Madje, nga Lëvizja Besa deklaruan se Zoran Zaev dhe LSDM-ja kanë përkrahjen në aspektin e garancive që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit. “Ne si Lëvizje Besa do ta mbështesim deklaratën apo garancitë të cilat i kërkon Ivanovi për programin qeveritar i cili është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”, shprehen nga Besa. Ndërsa, nga Aleanca për shqiptarët thonë i takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.
“Mandatar është Zoran Zaev, ai duhet të shkon dhe të arsyetohet ose të çon letër deri tek kryetari i shtetit. Ne si parti politike shqiptare që e përkrahim shumicën parlamentare ende nuk kemi vendos as për hyrje në qeveri dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë me presidentin pasi që mendojmë se ai s’ka edhe kredibilitet. Përveç asaj ai është edhe fajtor i gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë pesë gjashtë muajve të fundit në Maqedoni”, kanë deklaruar nga Aleanca për shqiptarët.
Ndryshe, dita e fundit e dhënies së mandatit nga ana e Ivanovit është 19 maji, pas kësaj dite, nga kabineti i kryeparlamentarit paralajmëruan se gjithçka është në duart e shumicës parlamentare dhe se përsëritja e skenave të 27 prillit nuk do të jenë të pranueshme për një shtet kandidate për në Bashkimin Evropian (BE).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











