Lajme
4 shtatori, Dita e Nënës Terezë në Nju Jork
Data 4 shtator do të jetë Dita e Nënës Terezë në Nju Jork të SHBA-së. Njoftimi ka ardhur nga Prici Leka 2, si dhe princesha shqiptare, Elia Zaharia Zogu
Është zyrtarizuar ‘Dita e Nënës Terezë’ në Kuvendin dhe Senatin e Shtetit në Nju Jork. Njoftimi ka ardhur nga Prici Leka 2, si dhe princesha shqiptare, Elia Zaharia Zogu, përcjell albinfo.ch.
“Në Senatin e Nju Jorkut me Assemblyman Mark Gjonaj, Presidentin e organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe anëtarët e organizatës në mbështetje të ligjit për Nënë Terezën. (Të shpallim 4 shtatorin Dita e Nënës Terezë në Nju Jork)”, ka shkruar princi shqiptar në “Facebook”.
Ndërkohë, princesha shqiptare këtë e ka quajtur një ditë historike. “Një ditë historike! Ndihemi të nderuar që u bëmë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm!”, ka shkruar ajo.
Ajo gjithashtu ka falënderuar edhe diasporën shqiptare, derisa kanë shumë aktivitete në Nju Jork të SHBA-së. “Në familjen e mrekullueshme të filantropit Richard Lukaj. Jam e nderuar që na bashkoi në tryezën e tij me miq nga të gjitha trevat shqiptare! Dashuria për vendin është bashkuese, frymëzuese dhe trashëgohet në breza. Diaspora jonë është shembulli më i përkryer”, theksoi ajo.
Princesha shqiptare ka vizituar edhe organizatën ‘Rrënjët Shqiptare’ dhe punën patriotike që po e bën kjo organizatë. “Në këto ditë kaq të bukura në Nju Jork, një kënaqësi dhe emocion i veçantë ishte takimi i organizuar nga Albanian Roots. I uroj kësaj organizate patriote të kryesuar nga të rinj të motivuar në promovim të vlerave të kombit tonë, një të ardhme të shkëlqyer dhe sa më shumë sukses në paradën e shqiptarëve!”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













