Lajme
Koalicioni që “rrëzoi” vetveten
Sipas analistëve, rrëzimi i qeverisë Mustafa nga vetë partneri i koalicionit-PDK, nuk ka qenë befasi, pasi edhe vetë bashkëqeverisja ka qenë jo e natyrshme ndërmjet dy partive me koncepte të ndryshme politike
Analistët politikë e konsiderojnë hap të pritshëm, prishjen e koalicionit qeverisës dhe shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, rrëzimi i qeverisë Mustafa nga vetë partneri i koalicionit PDK, nuk ka qenë befasi, pasi edhe vetë bashkëqeverisja ka qenë jo e natyrshme ndërmjet dy partive me koncepte të ndryshme qeverisëse.
Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë hyrë në partneritet qeverisës për herë të dytë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të dyja hera kanë prishur koalicionin pas më shumë se dy vjetësh qeverisjeje, thonë analistët.
Analisti Halil Matoshi i tha REL-it se partia më e madhe e koalicionit të deritashëm, PDK-ja, ka qenë e interesuar që diçka e tillë të ndodhte dhe ashtu ndodhi.
“Natyrisht që qeverinë e ka rrëzuar ‘vetë qeverisësi’, do të thotë Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti e sheh të vetmen mundësi që sërish të kthehet në pushtet duke kalkuluar ose duke bërë ndonjë marrëveshje me partitë opozitare përkatësisht me Nismën për Kosovën e cila ishte edhe sponsore e mocionit të mos besimit”, tha Matoshi.
Ai ka konsideruar se veprimet politike të deritashme të PDK-së, janë ‘pragmatike dhe korrekte’, por sipas tij në aspektin logjik dhe të qeverisjes së mirë këto veprime janë, siç tha, ‘absurde’.
“Kjo është absurde sepse Partia Demokratike e Kosovës praktikisht e ka shpërbërë qeverisjen e saj. Ajo ka qenë e barabartë në qeverisje. Ajo i dha favore opozitës, përkatësisht e përmbylli krejt këtë cikël si fitore të opozitës”, tha Matoshi.
Ndërsa Imer Mushkolaj, thotë se koalicioni qeverisës nuk punoi sipas planeve dhe premtimeve si dhe strategjive, të cilat ishin paraparë të realizohen. Për pasojë, tha ai, lindën edhe mosmarrëveshjet.
Mushkolaj tha se koalicioni qeverisës ka ardhur deri në këtë pikë për shkak të, siç tha, ‘interesave personale’.
“Që nga fillimi i qeverisjes në pyetje janë interesat, thjeshtë, personale, individuale dhe partiake. Kjo është parë sot se sa larg është interesi i qytetarëve nga vëmendja e deputetëve dhe se sa në fokus apo sa primare janë interesat individuale”, tha Mushkolaj, sipas të cilit, “qeveria ka rënë edhe për shkakun se nuk ka arritur të kryej projektet e mëdha siç është demarkacioni’.
“Fatkeqësia pra qëndron në faktin se disa çështje të mëdha sikur se është edhe demarkacioni nuk arritën të kalojnë me këtë koalicion qeveritar dhe me këtë numër të deputetëve shumë të madh të koalicionit. Për mua është një pikëpyetje e madhe se çka do të ndodh dhe si do të procedohet kjo çështje në të ardhmen në legjislaturën e re, kur nuk është e sigurt se do të ketë një koalicion me numra kaq të mëdhenj në Kuvend”, tha Mushkolaj.
Koalicioni qeverisës, PDK-LDK, u krijua në dhjetor të vitit 2014, pas një bllokade politike prej gjashtë muajsh, që e futi vendin në krizë. Me marrëveshjen e koalicionit, LDK-ja do të merrte postin e kryeministrit ndërkohë që partnerit në koalicion, PDK-së do t’i takonin postet e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit.
Të dyja partitë në koalicionin qeverisës, së bashku me përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve, arritën të krijonin shumicën parlamentare prej mbi 80 deputetësh.
Por, kjo nuk dha garanci për votimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, marrëveshje këto që u kundërshtuan fuqishëm nga opozita jo vetëm brenda Kuvendit por edhe jashtë tij. Kosova që prej shpalljes së pavarësisë së saj nuk ka pasur një qeveri të qëndrueshme që ka përballuar mandatin katër vjeçar, thonë analistët dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme për shkak të mosbesimit të qeverive të shprehur në Kuvend.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












