Lajme
Shqipëri, bien në nivelin më të ulët “kreditë e këqija”
Të dhënat zyrtare që posedon Banka e Shqipërisë, tregojnë se në prill, huat me probleme në banka ranë në 17.1 për qind, ose 8 për qind më pak, krahasuar me vitin 2014
Banka e Shqipërisë gjatë muajit prill, ka regjistruar uljen më të madhe të kredive të këqija në shtatë vitet e fundit, duke treguar se vetëdijesim të qytetarëve ndaj rikthimit të kredive. Të dhënat zyrtare sipas kësaj banke, tregojnë se në prill, huat me probleme në banka ranë në 17.1 për qind, ose 8 për qind më pak krahasuar me tri vite më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajit të kaluar kreditë e pakthyera u ulën me 0.6 pikë përqindjeje, ose mbi 20 milionë euro.
Tre vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e një plani kombëtar për uljen e kredive të pakthyera, të cilat në shtator të vitit 2014 arritën gati 25 për qind e totalit. Plani përmban një sërë masash ligjore, përfshirë detyrimin e bankave për të fshirë nga bilanci huat, të cilat kanë më shumë se 3 vite që nuk shlyhen.
Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se, pikërisht ky është edhe shkaku kryesor për uljen e treguesit të kredive me probleme.
Në dy vitet e shkuara, bankat private kanë fshirë mbi 300 milionë euro kredi të pakthyera, një tendencë e cila ka vazhduar edhe gjatë muajve të parë të këtij viti.
Megjithatë, fshirja e kredive me probleme nuk nënkupton faljen e tyre, citon TCH. Bankat vazhdojnë përpjekjet për t’i mbledhur ato njësoj si më parë, por me ndryshimin që huat e fshira nuk raportohen më në treguesin e kredive të këqija.
Paralelisht me fshirjet, gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka ndërmjetësuar edhe ristrukturimin e huave te pakthyera, veçanërisht te kreditorët më të mëdhenj problematik, duke shtyrë afatin e shlyerjes dhe ulur këstet e pagimit. Shqipëria qëndron më keq krahasuar me vendeve të rajonit, sa i përket kredive të këqija.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












