Lajme
DASH: Kosova në listën e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi
Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sirian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një paralajmërim për udhëtim në mbarë Evropën për shkak të kërcënimit me sulme terroriste në kontinent. Në mesin e vendeve që janë të rrezikuara nga terrorizmi, DASH përfshinë edhe Kosovën, për të cilën qytetarët amerikanë duhet të kenë kujdes kur të udhëtojnë, raporton Washington Post.
Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë, citon Koha.
Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sirian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.
Në Zelandë të Re, ueb-faqja e ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kishte ndonjë paralajmërim për Evropën si tërësi, por këshillon udhëtarët të mbajnë në mend “rrezikun global në rritje nga terrorizmi”.
Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit është listuar si vend me “pak rrezik”, së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe. Paralajmërimi i DASH-it për rrezik gjatë udhëtimit përfundon më 1 shtator, nëse, natyrisht, nuk zgjatet.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











