CH-Ballkani
Të qenët lider
Të qenët lider është të jesh i vendosur dhe racional, i drejtë, i kujdesshëm për të mirën kolektive, pa dallime, por edhe figurë që i bashkon qytetarët. Vetëm kështu edhe fitohet lojaliteti i popullatës të një vendi. Shumicën e këtyre tipareve i hasim tek Z. Sela dhe Z. Zaev
 
                                                                        Vetëm pak ditë para se të ndodhnin ngjarjet e turpshme në Parlamentin e Maqedonisë, ku u ushtrua dhunë fizike barbare, e orkestruar, në mënyrë selektive, ndaj deputetëve reformatorë maqedonas dhe shqiptarë të këtij vendi, kisha një bisedë telefonike me Zoran Zaev. Shkas i shkëmbimit ishte që të mendohen ndërmjetësime, së bashku me politikanë zviceranë, me qëllim që t’iu ndihmojmë në tranzicionin e pushtetit dhe tejkalimin e paralizës institucionale që e kishte kapluar atë vend.
Bashkëbiseduesi më siguroi, se të gjitha tentativat e të jashtmëve për ndërmjetësim kishin dështuar, dhe atë të niveleve më të larta euro-atlantike. Më pohoi, me një ton miqësie dhe me sigurie të llahtarshme, se dilema nuk ka, nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj keqpërdorimeve të pushtetarëve të deritanishëm. Secili do të duhet të përballet me drejtësinë. Më siguroi po ashtu me një qetësi olimpike se do të shkojnë përpara në zbatimin e ndryshimeve dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa, duke filluar nga zgjedhja e Talat Xhaferit për Kryetar parlamenti, deri tek krijimi i Qeverisë së re mes LSDM-së dhe partive politike shqiptare. Ashtu edhe doli të enjten mbrëma. Hapi i krijimit të qeverisë sigurisht do të pasojë po ashtu në ditët në vijim.
Kjo vendosmëri e Zoran Zaev-it dhe e Ziadin Selës, u pa po ashtu edhe në momentin më kritik, kur jeta e tyre ishte në lojë, karshi një turme të egër përdhunuesish, të motivuar para se gjithash për të fshirë gjurmët e aktiviteteve kriminale te tyre, përmes krijimit të një konflikti të dhunshëm politik.
Viktimat kryesore që ishin në shënjestër të këtij pogromi, respektivisht Z. Zaev dhe Z. Sela, ishtin stoikë dhe të vendosur. Më ra veçanërisht në sy një moment video ku në një dhomë të tymosur të godinës së parlamentit nga lotsjellësit, dhe ku ndodhej edhe lideri i LSDM Z. Zaev. Ky i fundit nuk pranoi maskë për ta mbrojtur veten, por mbante një leckë të lagur në fytyrë dhe ua përcillte maskat personave tjerë për rreth, të cilët ishin në të njëjtin kurth me të. Ishte po ashtu emocionues urimi përqafues i tij ndaj Talat Xhaferit, gjest ky i rrallë në një vend i cili historikisht ka qenë politikisht i dominuar nga sllavët dhe ku janë kultivuar, përmes institucioneve, paragjykimet dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Më preku po ashtu edhe sms-i i Ziadin Selës, i cili, më siguroi që në mëngjesin e nesërm me fjalët « mirë jam », edhe pse ishte i dërmuar nga shufrat e hekurta të turmës.
Të qenët lider është të jesh i vendosur dhe racional, i drejtë, i kujdesshëm për të mirën kolektive, pa dallime, por edhe figurë që i bashkon qytetarët. Vetëm kështu edhe fitohet lojaliteti i popullatës të një vendi. Shumicën e këtyre tipareve i hasim tek Z. Sela dhe Z. Zaev të cilët e paguan lartë çmimin e qëndrimeve të tyre publike. Por këtë si duket më në fund opinioni mbarë e kuptoi.
Këto karakteristika i kishim vërejtur që moti tek ata, dhe prandaj edhe ty dytë ishin të ftuar të platformës Albinfo.ch në debat parazgjedhor,si alternativë e ndryshimeve. Ishte në fakt kjo edhe hera e parë që merrnin pjesë së bashku në një eveniment publik. Zaten ky takim është shfrytëzuar me muaj nga mediat e qarqeve nacionaliste maqedonase për t`i stigmatizuar të dy në opinion, si uzurpatorë dhe shitës të interesave të Maqedonisë (sic). Mjafton të shikohet se si qëllimet e takimit në fjalë janë pervertuar (respektivisht materialet filmike të albinfo.ch) duke u nxjerrë nga konteksti, me metoda më të ulëta për të nxitur konfuzion. Kjo propagandë e ulët e dezinformimit, me qëllim të ndjelljes të urrejtjes, ndoshta edhe e shpjegon pikërisht mllefin e turmës primitive që iu vërsul pikërisht që të dyve në ambientet e hapësirave ku duhet të burojë ligji dhe shteti i të drejtës !
Në fakt, arkitektët dhe autorët e dhunës, kontribuuan të demaskojnë vetë realitetin të cilin mundoheshin ta ngufasin duke i përdhunuar këta dy politikanë reformistë që e luftojnë kapjen e shtetit dhe resurseve shoqërore nga një grup njerëzish dhe që i mbrojnë me fisnikëri të drejtat legjitime të shqiptarëve në Maqedoni.
Prandaj, ndryshimi rrënjësor në Maqedoni dhe në Ballkan kalon përmes ndryshimit të lidershipit. Kjo është kërkesë e kohës, edhe pse ndoshta sprovat në këtë pelegrinazh nuk kanë për të përfunduar aq shpejtë.
E-Diaspora
- 
                                                
                             Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright...
- 
                                                
                             Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        








 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                