Lajme
Forumi i Grave Shqiptare në Botë ndërton shtëpi për një familje në Gjilan
Afërdita Krasniqi, përfaqësuese e Forumit të Gruas Shqiptare në Botë, me seli në Suedi, ka thënë se të ndihmosh dikë është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe gjithnjë shtytëse për ndihmën tjetër në familje tjera
Forumi i Grave Shqiptare në Botë, me qendër në Suedi ka ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie për një familje me nevojë në Gjilan.
Përkatësisht në fshatin Livoç të Gjilanit është përuruar shtëpia për kryefamiljaren, Ylfete Rafuna dhe tre fëmijëve të saj, e ndërtuar nga Forumi i Grave Shqiptare në Botë, me qendër në Suedi, njofton albinfo.ch.
Zyrtarët e Komunës së Gjilanit kanë falënderuar këtë Forum dhe kanë folur për rëndësinë e kësaj ndihme.
Afërdita Krasniqi, përfaqësuese e Forumit të Gruas Shqiptare në Botë, me seli në Suedi, ka thënë se të ndihmosh dikë është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe gjithnjë shtytëse për ndihmën tjetër në familje tjera.
“Mbështetja e vazhdueshme e grave shqiptare në diasporë është ajo që ka bërë të mundur që kjo familje të ketë sot kulm mbi kokë. Ne gjatë ditëve në vijim do të nisim edhe një shtëpi tjetër për një familje tjetër në Kosovë dhe do të vazhdojmë me misionin tonë për mbështetjen e familjeve në nevojë në fusha të ndryshme, si në ndërtim të shtëpive, po ashtu edhe në mbështetje për shërim jashtë vendit”, ka thënë Krasniqi, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.
Nga ana e tij, Milaim Jashari, nga shoqata Feniks, ka thënë se shoqata gjithnjë do të jetë bashkëpunëtore dhe mbështetëse përmes donatorëve për familje të ndryshme në vend, duke potencuar se kjo shtëpi është e 199-ta me radhë në nivel të Kosovës që ndërtohet edhe me angazhimin e shoqatës.
Ylfete Rafuna, derisa mbante afër tre fëmijët e saj në këtë moment të veçantë, ka thënë se asnjëherë nuk do të arrijë gjatë jetës së saj që ta përshkruajë këtë ndjenjë gëzimi që ka përjetuar me zgjidhjen e problemit të banimit, për fëmijët e saj duke spikatur faktin që më nuk do të bredh rrugëve dhe shtëpive të huaja, por do të ketë shtëpinë e vet dhe vendin ku fëmijët e saj do të krijojnë ardhmërinë e tyre.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













