Lajme
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepit, e rëndë
Ish-kryeministri i Kosovës, Rexhepi disa ditë më parë përjetoi një sulm në tru. Ai po vazhdon mjekimin nën kujdes të stafit mjekësorë në mjekimin intensiv të QKUK-së
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëri nga politikanët më pragmatik të pasluftës, Bajram Rexhepi vazhdon të qëndroj i shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Siç raportojnë mediet kosovare, Rexhepi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në kujdes intensiv.
Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se konsiliumi mjekësorë po e përcjell gjendjen e Rexhepit. Ish-kryeministri i Kosovës, Rexhepi disa ditë më parë përjetoi një sulm në tru.
“Ai po vazhdon mjekimin nën kujdes të stafit mjekësorë në mjekimin intensiv të QKUK-së. Konsiliumi mjekësorë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen e tij dhe po kryhen konsultimet sipas vlerësimeve të konsiliumit”, ka thënë Fazliu.
Ndryshe, Rexhepi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet.
Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin -kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar. Në zgjedhjet e kaluara ai ishte Ministër i Punëve të Brendshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












