Lajme
Vlerësohet lartë puna e mësuesve vullnetarë të shqipes
Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës, Avdyl Lipoveci, theksoi se mësimi i shqipes në diasporë është në favor të vetë fëmijëve, sepse në të ardhmen ata mund të jenë përfaqësues të shtetit ku jetojnë apo të kompanive të ndryshme në shtetin amë
Mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë kanë vlerë të madhe, pasi po e mbajnë gjallë frymën atdhetare dhe kulturën shqiptare tek brezat e rinj, ndërsa vlerën edhe më të madhe e kanë mësuesit e gjuhës shqipe që punën e tyre e bëjnë në mënyrë vullnetar. Kështu u tha sot në takimin që zyrtarët e Ministrisë së Diasporën në Kosovë zhvilluan me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Këta nxënës i priti zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, bashkë me drejtorin e Departamentit të Arsimit në Diasporë, Avdyl Lipoveci, si dhe me përfaqësues të tjerë të MeD-së.
Pasi u uroi mirëseardhje, zëvendësministri Krasniqi i përgëzoi mësuesit për punën vullnetare që bëjnë për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, me gjithë problemet me të cilat përballen. Ai theksoi se mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e diasporës është shumë me rëndësi, ngase, duke e njohur atë, do ta kenë më lehtë t’i mësojnë edhe gjuhët e tjera.
Zëvendësministri Krasniqi tha se MeD-ja punon dhe vepron për diasporën. Ai potencoi edhe memorandumin e bashkëpunimit me Shqipërinë për diasporën shqiptare.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit të Arsimit, Avdyl Lipoveci, theksoi se mësimi i shqipes është në favor të vetë fëmijëve, sepse në të ardhmen ata mund të jenë përfaqësues të shtetit ku jetojnë apo të kompanive të ndryshme në shtetin shqiptar. Ai i njoftoi të pranishmit edhe për marrëveshjen me Shqipërinë lidhur me kurrikulën e përbashkët për arsim.
Mësuesit, bashkë me nxënësit, falënderuan MeD-në për mundësinë që u krijoi ta realizonin këtë ekskursion mësimor. Ata shprehën mirënjohje edhe për mbështetjen dhe përkrahjen që u jep MeD-ja.
Nxënësit e mësimit plotësues të Greqisë, gjatë kësaj vizite studimore u njohën nga afër me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe me gjeografinë e atdheut, duke vizituar qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës. Gjithashtu, ata vizituan edhe shkolla, ku nga afër panë se si zhvillohet mësimi, si dhe krijuan shoqëri me moshatarët e tyre dhe shkëmbyen përvoja mësimore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












