Lajme
Deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën, trazon Beogradin
“Nëse nuk ka perspektivë dhe hapësirë për unione të mëdha siç është BE, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mbetet alternativë”, ka thënë kryeministri Rama
Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet, nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian shuhet. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas të cilit, “Evropa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Unionit.
Rama tha se rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Evropian.
I pyetur nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: “Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive”.
“Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, ka thënë Rama, sipas të cilit, bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë ndaj mbylljes së dyerve nga Bashkimi Evropian.
Rama ka paralajmëruar se, ndalimi i procesit të zgjerimit mund të destabilizojë Evropën, duke theksuar se, “kjo alternativë do të ishte një makth për popullin dhe vendet e Evropës”, citon TCH. “Ka mungesë kuptimi dhe vizioni, se ky rajon ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për të, për një Evropë më të sigurt”, ka thënë Rama.
“Si mund të jetë Unioni më i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mundet që Bashkimi Evropian të lejojë krijimin e një zone gri në zemër të kontinentit, ku aktorë të tjerë mund të kenë më shumë influencë se vetë BE-ja? Kjo është diçka e pakkuptimtë në aspektin e sigurisë”, ka shtuar Rama.
Por, i menjëhershëm ka qenë kërcënimi nga Beogradi.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan. Për këto deklarata Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë kërcënon paqen.
“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të bëhet me mjete paqësore dhe nuk mund të ndodhë pa luftë dhe pa ndonjë aksident të madh. Edi Rama do të përsërisë deklaratat e tilla dhe do t’i bëjë shantazh BE-së deri kur kjo e fundit do të reagoj se kjo sjellje është e papranueshme dhe të ndëshkohet”, ka thënë Vulin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











