Sport

Baseli, i pandalshëm në Zvicër

Baseli pas 28 ndeshjeve ka grumbulluar 73 pikë, 20 më shumë se Young Boys dhe është shumë afër që të fitojë edhe matematikisht edhe një titull të kampionit

Kampioni i Zvicrës, Baseli nuk ka të ndalur në Superligën zvicerane dhe po dominon pa problem në futbollin helvetik, shkruan albinfo.ch.

 

Në ndeshjen e fundit ka shënuar fitore si mysafire e Lausannes me rezultat të thellë 4:0.

 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ishte për 90 minuta në fushë, ashtu si edhe mbrojtësi i Kosovës për Lausannen, Benjamin Kololli.

 

Baseli pas 28 ndeshjeve ka grumbulluar 73 pikë, 20 më shumë se Young Boys dhe është shumë afër që të fitojë edhe matematikisht edhe një titull të kampionit.