Dentistët refuzojnë sigurimin e dhëmbëve
Preteksti i refuzimit: « …njerëzit do të jenë më pak të motivuar t’i lajnë dhëmbët»
Në një letër drejtuar Komisionit për shëndetësi publike (KSHP), Shoqata zvicerane e dentistëve (SHZD) i kundërvihet në mënyrë kategorike idesë së sigurimit të dhëmbëve.
Në Zvicër, në të shumtën e rasteve, shpenzimet e dhëmbëve nuk mbulohen nga sigurimet për shëndetësi.
Prandaj, iniciativa e parlamentarit socialist, Jean-Charles Rielle, në favor të mbulimit nga ana e sigurimit të trajtimit të sëmundjeve të dhëmbëve ka hasur në kundërshtim të KSHP-së, i cili e ka refuzuar tekstin në fjalë. Fjala e fundit i mbetet parlementit, njofton «Le Matin».
Ndërkohë, banorët e Zivrës do të vazhdojnë ta paguajnë faturën e shtrenjtë që kap shumën e 3.3 miliardë frangash zvicerane në vit.
Argumenti zyrtar i SHZD-së për ta refuzuar idenë e një sigurimi për dhëmbët është kjo se « …njerëzit do të jenë më pak të motivuar t’ i lajnë dhëmbët». Për parlamentarin socialist, J.-Ch. Rielle, kjo është një pretekst për të mos i prekur interesat e dentistëve si dhe t’iu bëhet presion ndaj tarifave që ata i praktikojnë.
Sipas një sondazhi të spitaleve universitare të Gjenevës, 14.5 % e personave të pyetur ua heqin trajtimin e dhëmbëve për arsye të kostos së shtrenjtë të tyre.
Mirëpo, sipas Dr. Idris Gessous, zëdhënës i SHZD-së, ideja e një katalogu të saktë të mbulimit të trajtimeve të sëmundjeve të dhëmbëve mund të arsyetohet, ngase nëse disa sëmundje nuk trajtohen me kohë, ato mund të shkaktojnë dëme në zemër dhe në trurin e njeriut.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










