Lajme
Malazezi pagoi për nuse, mori gjyshe nga Shqipëria
Disa meshkuj nga veriu i Malit të Zi kanë mbetur pa disa mijëra euro, por edhe pa nuse nga Shqipëria, dhe pretendojnë se janë viktima të mashtrimit
Disa meshkuj që jetojnë në zona të thella malore në Mal të Zi, kanë mbetur të hendikpuar pasi për vite të tëra nuk arrin të gjejnë bashkëshorte. Prandaj, disa prej tyre kanë paguar ndërmjetësit duke paguar nuse, kryesisht nga Shqipëria. Por, njëri nga Malazezët u dogj, sepse pagoi paratë për të marrë nuse e në realitet mori gjyshe, një grua plakë.
Ata nuk dëshirojnë që t’u përmenden emrat kinse për shkak të turpit, e motivi kryesor që i janë drejtuar gazetës “Vijesti”, pretendojnë, se dëshirojnë që të paralajmërojnë të tjerët që të mos “ngulen” si ata, përcjellë gazetametro.net.
Njëri nga një fshat i Rozhajës, pretendon se ka dhënë 2.500 euro për t’u martuar me një vajzë nga rrethi i Shkodrës, por se nuk e ka parë kurrë nusen.
“U treguan si gra, nëna dhe amvise të mira. Gratë tona nuk dëshirojnë të jetojnë në fshat, dhe vendosa ta marrë një në Shqipëri. E për këtë duhet “ndërmjetësi”, dikush i cili di zakonet, do të garantojë për ju dhe do të përkthejë. Kështu arrita deri te një njeri nga Andrijevica për të cilin më thanë se merret me këtë punë disa vjet”.
Pretendon se “ndërmjetësi” i ka kërkuar 3.000 euro të cilët do t’i jepte familjes së nuses.
“I dhashë 2.500 sepse aq kisha për momentin, dhe pjesën tjetër është dashur që t’i jap pasi të kryhet puna. Mi tregoi fotografitë e nuseve potenciale. E zgjodha njërën dhe u nisëm në një fshat afër Shkodrës. Kur arritëm atje më treguan një vajzë krejt tjetër sepse kinse e zgjedhura ime ishte në vizitë te të afërmit. Ajo ishte shumë e vjetër dhe me hendikep, kështu u morëm vesh që të vijmë përsëri në vizitë pas dy javëve. Në ndërkohë “ndërmjetësi” më tha se familja kishte ndërruar mendje sepse i kam ofenduar, dhe se të hollat kanë mbetur te ata. Më kërkoi para shtesë të më njoftojë me një vajzë tjetër por kisha humbur besimin te ai”, thotë ai.
Njëri nga rrethina e Andrijevicës pretendon se ka dhënë 10.000 euro, por ende nuk është martuar.
“Më mashtruan. Tetë herë kam udhëtuar në Shqipëri. Tani më duket se është një zinxhir i mashtrimit në të cilin janë njerëzit tanë dhe shqiptarët bashkë. Po fitojnë në fatkeqësinë e huaj, Zoti i marroftë”, mallkon ai.
Ai tregon se arriti të sjellë shqiptaren deri në shtëpi për të cilën ka paguar 3.000 euro. “Pas 17 ditësh ajo iku, nuk di se si. Besoj se jam mashtruar sepse më vonë kam dëgjuar se ekzistojnë agjencitë në Shkodër, dhe ata marrin një pjesë të hollave për vajza të cilat kinse martohen, dhe më pas ikin”.
As herën e ardhshme, thotë nuk kishte fat.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











