Lajme
Zvicra mbështet hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal
Marrëveshjen e Bashkëpunimit për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal e ka mbështetur agjencia zvicerane DEMOS, e cila edhe i bashkërendon veprimet ndemjet Ministrisë së Financave dhe KLGI-së
Ministria e Financave dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) kanë nënshkruar sot (e enjte) një Marrëveshje Bashkëpunimi për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal. Këtë marrëveshje e ka mbështetur agjencia zvicerane Helvetas – DEMOS, e cila edhe i bashkërendon veprimet ndemjet këtyre dy institucioneve.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri, ku prezentë ishte edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS, Norbert Pijls.
Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal është njëri ndër ligjet më vitale, i cili ofron efikasitet dhe qëndrueshmëri për komunat. Përmes këtij bashkëpunimi në procesin e hartimit të këtij Ligji do të jetë një sukses i përbashkët në përkrahjen e komunave dhe fuqizimin e qeverisjes lokale.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje gjithashtu do të jetë një vlerë e re e mbështetjes për institucione, si dhe një aspekt qenësor në ofrimin e modeleve të bashkëpunimit dhe koordinimit drejt reformave dhe fuqizimit të themeleve evropiane të qeverisjes lokale. Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje vendosen parimet, përgjegjësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit”, thuhet në një njoftim lëshuar nga Ministra e Financave.
Marrëveshja përfshin edhe pjesën e bashkërendimit dhe bashkëpunimit me Helvetas – DEMOS.
Ndryshe, mbështetja e Institutit KLGI për Ministrinë e Financave ofrohet në kuadrin e projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale” i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ku shtyllë të aktiviteteve ka “Financat Lokale dhe Zhvillimin Ekonomik”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













