Sport
Cana është për krijimin e Ligës Mbarëkombëtare
Lorik Cana ka mbajtur një ligjëratë para studentëve në Prishtinë, në Kolegjin AAB, ku ka folur për shumë çështje, shkruan albinfo.ch.
Cana ka treguar edhe për rrugën si mori në Paris nga Zvicra, derisa nuk mund të shkonte në Arsenal, pasi nuk kishte vizë.
“Nuk kam pas mundësi për punë të vizave të shkoj në Angli, dhe u drejtuam për në Paris sepse ishte shumë më e lehtë për të kaluar kufirin Zvicër-Francë me veturë sesa me marrë aeroplanin, apo me ia bë si shumë njerëz tanë nga zori që kalonin nëpër kamionë të fshehur për në Angli, kështu që vendosa të shkoj në Paris”, deklaroi Cana para studentëve nga Prishtina.
Cana ka thënë se e mbështet idenë për Ligën në mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe një gjë e tillë është shumë e realizueshme.
Ish-kapiteni kuqezi ka kujtuar edhe tmerrin që përjetuan në Beograd dhe nuk kishin menduar se do të përjetonin diçka të tillë.
Lorik Cana në fund ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të drejtoj Kosovën, apo edhe Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











