E-Diaspora
Tërhiqet taksisti: “Jam keqkuptuar, nuk kam menduar për të gjithë kosovarët”
Dua që në mënyrë zyrtare t`u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve të Kosovës për formulimin e gabuar. Unë kam menduar vetëm për disa vandalistë dhe jo për shqiptarët në përgjithësi”
Postimi në facebook ku taksisti nga qyteti Arbon i Kantonit Thurgau kishte shkruar se refuzonte të transportonte shqiptarë të Kosovës me taksinë e tij, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. I ndeshur me reagime të shumta negative, autori i postimit ka kërkuar falje dhe po provon të tërhiqet.
Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, Martini 55 vjeçar nget një kombibus që është aktiv natën, duke transportuar kryesisht të rinjtë që vizitojnë lokalet e argëtimit. Ai thotë për tagblatt.ch se e do punën e tij por kohëve të fundit një grup të rinjsh po i shkakton probleme në busin e tij të natës. Ndërsa në incidentin e fundit kur gjashtë nga dhjetë klientët nuk deshën të paguanin dhe veç kësaj kishin dëmtuar me cigare ulëset e makinës, Martinit iu bë mjaft. Kështu, më 2 prill ai ka shkruar postimin e tij të famshëm: “Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!
Edhe Martini tash e kupton se e ka tepruar. “Pas komentimeve negative ai e vuri re se ishte kuptuar keq. Ndërkohë që ai kishte menduar vetëm për një grup të caktuar të shqiptarëve kosovarë dhe jo për ish jugosllavët dhe shqiptarët kosovarë në përgjithësi”, shkruan gazeta. Ai i kundërshton po ashtu akuzat për racizëm.
“Unë me siguri nuk jam racist. Por njerëzit më kanë kuptuar gabim”, thotë taksisti. Qëllimi i tij ka qenë që grupi i përmendur që ishte përgjegjës për incidentet në makinën e tij t`u bëhet e qartë dhe ta kontaktojnë atë, në mënyrë që problemi të zgjidhej, transmeton albinfo.ch. Dhe në fakt ata ishin paraqitur te Martini pak më pas dhe mbrëmë e kishin ftuar në klubin e tyre ku kishin zhvilluar një bisedë me të. Tash shoferi i taksisë është i vetëdijshëm se formulimi i tij mund të ketë qenë i gabuar . “Dua që në mënyrë zyrtare t`u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve të Kosovës për formulimin e gabuar. Unë kam menduar vetëm për disa vandalistë dhe jo për shqiptarët në përgjithësi”.
“Isha i mllefosur dhe tekstin e kam shkruar në afekt, në kohën sa isha ende i ngarkuar me emocione”, arsyetohet ai tash. Ndërsa në facebook, përveç zërave përkrahës ka pasur një debat të ashpër. Shumë nga komentuesit e kanë akuzuar edhe për racizëm, duke theksuar se vendimi i tij, shikuar juridikisht mund të jetë i palejueshëm. Kështu thotë madje edhe shefi i firmës Fischer Consulting Zürich, Werner Fischer, firmë kjo që i trajnon taksistët. “Taksistët e kanë të ndaluar që të zgjedhin sipas qejfit të tyre kë do të vozisin e kë ji. Ata janë të detyruar t`u shërbejnë të gjithëve”, përcjell albinfo.ch. Natyrisht ka përjashtime kur ndonjë pasagjer është i alkoolizuar rëndë ose nën ndikimin e drogës. Kështu është e rregulluar me ligj kjo çështje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












