Lajme
Zvicra ua ka ndaluar hyrjen 39 të dyshuarve për xhihadizëm
Fedpoli planifikon të krijojë një bazë të re ligjore që mundëson marrjen e masave kundër xhihadizmit edhe jashtë procedurës penale
Gjatë vitit të kaluar Zvicra ua ka ndaluar hyrjen 39 personave bazuar në faktin se kanë treguar simpati për xhihadin. Lidhur me këto dyshime, Zyra Federale për Polici (Fedpol) ka lëshuar urdhërndalesat për kaq persona.
Po ashtu gjatë vitit 2016 janë trajtuar 70 raste të xhihadizmit, njofton më tutje Zyra Federale. Sipas saj në luftimin e terrorizmit megjithatë ka ende boshllëqe të konstatuara. Për këtë arsye Fedpoli planifikon të krijojë një bazë të re ligjore që mundëson marrjen e masave kundër xhihadizmit edhe jashtë procedurës penale.
Kjo nënkupton që të dyshuarit të detyrohen që të paraqiten personalisht në stacione policore ose që të krijohet mundësia e bllokimit të pasaportave. Propozimet në këtë drejtim do t`u jepen Këshillit Federal gjatë vitit 2017.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











