Sport

Mbrëmje e madhe e boksit në Zvicër

Në ring do të ngjiten edhe vëllezërit Seferi, Nuriu dhe Seferi, por edhe shumë boksierë të tjerë shqiptarë në atë që cilësohet si mbrëmja ‘Fight Night’

Sonte në mbrëmje në ring do të dalin shumë boksierë, të cilët do të zhvillojnë meçe mjaft të rëndësishme në karrierën e tyre, shkruan albinfo.ch.

 

Meçet do të zhvillohen në Burgdorf të Zvicrës, ku pritet të jetë një mbrëmje e madhe e boksit për boksierët shqiptarë.

 

Në ring do të ngjiten edhe vëllezërit Seferi, Nuriu dhe Seferi, por edhe shumë boksierë të tjerë shqiptarë në atë që cilësohet si mbrëmja ‘Fight Night’.

 

Nuri Seferi ka kërkuar përkrahjen e bashkatdhetarëve në Zvicër të cilët gjithmonë e kanë përkrahur deri më tani, kurse përkrahje presin edhe Sefer Seferi edhe boksierë tjerë shqiptarë të cilët do të boksojnë sonte.