Sport
Taulant Seferi vendos për Shqipërinë para Maqedonisë
Talenti shqiptar i futbollit, Taulant Seferi, i cili aktualisht luan për skuadrën zvicerane Young Boys, përfundimisht ka vendosur që të luaj për Shqipërinë U21
Taulant Seferi ka vendosur që të luaj për kombëtaren shqiptare. Lajmin e konfirmon vet Taulanti në rrjetet sociale, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë me familje dhe se dëshiron të luaj për Shqipërinë.
Lexoni të plotë vendimin e Taulant Seferit:
“Ditëve të fundit emri im është përmendur shumë në media dhe duke dashur tu jap fund spekulimeve dhe paqartësive kam ndjerë nevojën që të dale me një qëndrim publik në të cilin do të qartësoj gjithçka në lidhje me të ardhmen time.
Kohëve të fundit edhe unë kam qenë në një udhëkryq, pasi është dashur të marr një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës. Deri tani kam luajtur për Maqedoninë, ndërsa kohë më parë në adresën time erdhi ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë.
Duke pasur respekt maksimal për vendin tim të lindjes, që më ka dhënë shumë edhe në karrierën si futbollist dhe me përfshirjen e rregullt prej gjithë kategoritë e reja, deri në përfaqësuesen A kanë kontribut të madh në zhvillimin tim të deritashëm, e kam patur shumë të vështirë të marr një vendim të prerë.
Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar përfaqësuesen e kombit tim, Shqipërinë. Kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë.
Do Zoti të kem sukses, me shpresë që këtë vendim timin ta mirëkuptojnë të gjithë.
Me këtë rast dua publikisht të falënderoj të gjithë në Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua. Maqedonisë i uroj shumë sukses në të ardhmen, ndërsa unë do të koncentrohem që ambiciet e mija t’i realizoj përmes fanellës “kuqezi”.”, ka thënë Seferi në Facebook, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












