Lajme
DASH: Dehari u vetëvra
Në raportin e Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës thuhet se pa asnjë dyshim aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është vetëvrarë në qendrën e paraburgimit
Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron vetëvrasje vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, pavarësisht se në opinion, ekspertët mjekoligjor i dhanë dy versione, vrasje dhe vetëvrasje. Këtë vlerësim DASH e ka dhenë në raportin e Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës publikuar sot.
Në raport, për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes thuhet pa asnjë dyshim se ai është vetëvrarë.
“Me 5 nëntor, një aktivist i partisë Vetëvendosje, Astrit Dehari, kreu vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, citn TG.
Vetëvrasjes së Deharit, i është kushtuar shumë vëmendje në pjesën “Kushtet në Burgje dhe Qendrat e Paraburgimi në Kosovë”, teksa shpjegohet se ai ka qenë duke u mbajtur nën dyshimet për terrorizmin, saktësisht sulmin me granatë në objektin e Kuvendit të Kosovës të ndodhur me 5 gusht.
“Më 18 nëntor, Instituti për Mjekësi Ligjore ka lëshuar të gjeturat përfundimtare të autopsisë, e mbikëqyrur nga ekspertët e pavarur, thanë se shkaku i vdekjes ishte asifeksi mekanike. Prokurori i rastit Sylë Hoxha, tha për mediet me 6 nëntor se Dehari kishte shenja në fyt dhe duart e tij”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
“Deri më 17 nëntori, rezultatet e plota të ekzaminimit mjekësor, duke përfshirë përcaktimin e shkakut të vdekjes, nuk janë publikuar”, thuhet në raport.
Me 22 nëntor Ministria e Drejtësisë njoftoi masa disiplinore ndaj ushtruesit së detyrës së drejtorit të burgut, dy mbikëqyrësit korrektues dhe një oficer në Qendrën e Paraburgimit. Me 23 nëntor, autoritetet pezulluan një infermier nga qendra e Paraburgimit në Prizren me lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










