Lajme
Ikën 525 mjekë: Shëndetësia kroate, para kolapsit
Në tre vjetët e fundit nga Kroacia kanë ikur 525 mjekë dhe nëse nuk merren masa nga shteti, do të ndikojë që të bie cilësia e shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të vendit. Situata në sektorin e shëndetësisë është alarmante, ikja e personelit është një kërcënim serioz për sigurinë dhe prosperitetin e shtetit kroat, paralajmëron Trpimir Goluzha, president i Shoqatës Mjekësore të Kroacisë.
Numri i mjekëve të cilët janë larguar nga vendi është shumë më i lartë, duke pasur parasysh se disa nga ata shkuan përpara se Kroacia të bëhet një anëtare e plotë e BE-së, shkruan Deutsche Welle, përcjell albinfo.ch.
Mjekët që kanë vendosur të largohet nga vendi thonë se nuk është në pyetje gjithmonë paga, por edhe qasja e përgjithshme ndaj këtij profesioni.
“Unë punoj shumë. Në Kroaci pesë apo gjashtë herë në muaj mbajmë kujdestari 24 orëshe. Nuk respektojnë kohën e punës evropiane, jashtë orarit të paguajnë shumë pak. Por kjo nuk është e gjitha në lidhje me paratë. Është më shumë për respektin për punën tonë”, tha Shadow Baranovik, specialist, anasteziolog, i cili pas 15 vjet shërbimi u detyrua të marrë një vendim për të shkuar jashtë vendit për të siguruar një pagë më të mirë.
Tani ai është në Edinburg dhe punon tri ditë në javë, me dy ndërrime në muaj dhe 38 orë në javë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











