Sport
Xhaka intervistohet nga policia
Granit Xhaka akuzohet nga policia për abuzime racore që i ka bërë drejt një punonjëseje në aeroportin Heathrow
Vazhdojnë problemet për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Pas kartonit të kuq të marr dhe suspendimit prej katër ndeshjeve, ai është intervistuar nga policia britanike, shkruan albinfo.ch.
Xhaka akuzohet nga policia për abuzime racore që i ka bërë drejt një punonjëse në aeroportin Heathrow.
Ai ishte në aeroport për ta pritur Leonard Lekaj. Graniti ka lidhje familjare me të fejuarën e tij Leonita Lekaj, e cila ishte e pranishme gjatë kësaj zënke të lojtari, por në drejtim të saj nuk ka akuza.
Lekaj ishte ndaluar për kontrolle dhe më të dëgjuar këtë Xhaka thuhet se i zemëruar ka abuzuar verbalisht me stafin e “British Airways”. Xhaka iu ka drejtuar asaj: Bush… e bardhë.
“Policia ishte thirrur në orën 19:29 të hënën, më 23 janar nën akuzën se një anëtar i stafit ishte abuzuar nga pikëpamja raciste në Aeroportin Heathrow, Terminali Pesë. Thirrja ishte bërë nga një palë e tretë. Policia kishte folur me një burrë rreth të 20-ave. Ai nuk është arrestuar. Vullnetarisht kishte shkuar në stacionin e policisë në Londër ku është investuar. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë Metropolitane.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












