Sport
Xhaka, i zhgënjyer
“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2:1. Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte shumë i zhgënjyer pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit kundër Burnleyt, shkruan albinfo.ch.
Ai u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër në minutën e 65-të, derisa kjo nuk ishte hera e parë që i ndodhë një gjë e tillë.
“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2:1. Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’.
Ndërkohë, legjenda e Arsenalit, Thierry Henry dhe trajneri i “Topçinjve” Arsene Wenger kanë kritikuar Granit Xhakën për ndërhyrjet që në edicionin e parë në Londër i sollën dy kartonë të kuq.
“Nuk është hera e parë. E bëri edhe ndaj Swanseas. Këtë rast nuk arrij ta kuptoj. Ndaj Swanseas ishte kundërsulm, ndërsa këtu e humbi topin shumë lehtë. Çfarë po kërkon 60 metra larg golit tënd, 25 minuta para fundit, kur je duke kontrolluar ndeshjen. Humbe pasimin. Ani çka? Qëndro në këmbë”, ka thënë Henry për mediat angleze.
Atë e kritikoi edhe trajneri francez, Arsene Wenger. “Ai duhet të kontrollojë lojën e tij dhe të mos ndëshkojë skuadrën me humbjen e kontrollit në ndërhyrje. Nuk inkurajojmë mesfushorët të bëjnë ndërhyrje. Ne duam që ata që qëndrojnë në këmbë dhe të mos bëjnë ndërhyrje të tilla. Nëse është e rëndë, është karton i kuq”, ka thënë Wenger.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












