Sport
Tifozët shqiptarë do të “pushtojnë” edhe Palermon
Në Itali llogaritet të jenë rreth 600 mijë shqiptarë dhe kjo mund të bëjë që në Palermo të ketë më shumë tifozë shqiptarë sesa italianë
Tifozët kuqezi gjithmonë kanë përkrahur Kombëtaren shqiptare, si në ndeshjet si vendas, e sidomos kur ka luajtur mysafirë ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, raporton albinfo.ch.
Kështu pritet të ndodh edhe në sfidën Itali-Shqipëri, ku jetojnë shumë shqiptarë. Kjo ndeshje do të luhet në Palermo të Sicilisë, por kjo nuk pritet të pengojë tifozët që të jenë në numër sa më të madh.
Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se për t’u pajisur me biletë mjafton të kesh nënshtetësinë italianë dhe këtë e kanë mijëra shqiptarë. Në Itali llogaritet të jenë rreth 600 mijë shqiptarë dhe kjo mund të bëjë që në Palermo të ketë më shumë tifozë shqiptarë sesa italianë.
Federata italiane ka ndarë 5 % të biletave për tifozët shqiptarë, kurse kapaciteti i stadiumit është 36 mijë e 349 vende.
Në miqësoren e zhvilluar ndërmjet këtyre Kombëtareve në Gjenoa, afër 10 mijë shqiptarë ishin në stadium. Takimi Itali-Shqipëri do të zhvillohet në mars.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










