Lajme
Parlamenti i ngathët i Kosovës, përmbushi 32 për qind të punës
Fajtori për mosrealizimin e agjendës legjislative, sipas mazhorancës, është tek opozita që përdori gaz lotsjellës nëpër seanca. Sipas opozitës, fajtori është tek koalicioni që u tregua tepër i ngathët
Parlamenti i Kosovës gjatë vitit 2016 është treguar tepër i ngathët në përmbushjen e agjendës legjislative. Nga 140 ligje sa janë parashikuar në fillim të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë vetëm 46 ligje, duke plotësuar kështu vetëm 32 për qind të agjendës legjislative.
Sipas të dhënave të votaime.org, 24 ligje janë në procedurë, ndërsa 70 në pritje.
Fajtori për realizimin e pakët të agjendës legjislative, është i ndryshëm për partitë e koalicionit qeverisës në njërën anë dhe për opozitën në anën tjetër. E po ashtu edhe problemet e brendshme me protesta e gaz lotsjellësi, kanë bërë që Kuvendi me muaj të pushojë.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Qeveria e ka shfrytëzuar gjithë potencialin e saj për negociata pa kushte dhe pa parime me Serbinë, gjë që ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit të Kosovës.
“Pavarësisht faktit që kjo qeveri është treguar ambicioze në procedimin e projektligjeve, nuk ka arritur t’i sjellë më kohë projektligjet. Por fakti nuk qëndron vetëm tek afatet kohore, por edhe te cilësia e këtyre projektligjeve, sepse jo rrallë po përballemi me probleme të kopjimit të ligjeve nga vende të ndryshme të BE-së dhe pastaj ato po votohen në Kuvend pa iu përshtatur rrethanave të Kosovës”, tha Haxhiu për RTK.
Të dështuar këtë legjislaturë e konsideron edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, duke thënë se edhe opozita është dashur shpeshherë të përdorë metoda joparlamentare por që kanë qenë të domosdoshme për t’i ndaluar vendimet e dëmshme të koalicionit qeverisës.
“Natyrisht se planifikimet që janë bërë në fillim të vitit nuk janë përmbushur as për së afërmi, për shkak se koalicioni është marrë me çështje dytësore e jo me çështje thelbësore domethënë me miratimin e ligjeve funksionale për qytetarët”, tha Berisha.
Por, për partitë në pushtet, është pikërisht opozita ajo që ka bërë që Kuvendi të jetë prapa në arritjen e objektivave.
Sadri Ferati i LDK-së, thotë se edhe për rrethana objektive, por edhe subjektive Kuvendi nuk e ka realizuar planin e vetë.
“Duke ditur rrethanat që e kanë përcjellë vetë Kuvendin, por edhe ato para Kuvendit, Kuvendi ka pasur opengesa të mëdha, prej ndërprerjes së seancave, zhagitjes së seancave, dhunës në Kuvend që ka qenë, mungesa e opozitës nëpër komisione po ashtu e ka vështirësuar punën”, tha Sadri Ferati.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti e vlerëson vitin 2016 si më sfiduesin për Kuvendin e Kosovës që nga themelimi i tij.
“Më sfidues jo pse kemi pasur ndonjë ngjarje sfiduese, por për shkak të mënyrës së sjelljes së pjesëtarëve të Kuvendit. Pra kemi pasur dhunë në Kuvend dhe si pasojë, jo krejt agjenda e Kuvendit ka shkuar normalisht”, tha Pajaziti.
Megjithatë, Pajaziti thotë se në pjesën e dytë të vitit është normalizuar puna në Kuvend dhe është arritur mjaft mirë që të vazhdohet me agjendën normale të punës së Kuvendit.
Gjatë, këtij viti Kuvendi ka mbajtur gjithsej 32 seanca. Disa herë Kuvendi ka ndërprerë punimet për shkak të protestave brenda Kuvendit nga ana e opozitës, por në disa raste edhe për mungesë të kuorumit. Kjo nomenklaturë është konsideruar nga analistët, më e dobëta nga gjithë paslufta.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












