Lajme
Viti i Majlindës
Albinfo.ch ju sjell të gjitha sukseset në sportin e Kosovës gjatë vitit 2016, duke veçuar futbollin, por edhe sukseset e xhudistes Majlinda Kelmendi
Viti 2016, si asnjëherë më parë ka qenë i suksesshëm për sportin kosovar. Në këtë vit u thye barriera e izolimit, por edhe u arritën shumë suksese që do të mbahen mend.
Albinfo.ch ju sjell të gjitha sukseset në sportin e Kosovës gjatë vitit 2016, duke veçuar futbollin, por edhe sukseset e xhudistes Majlinda Kelmendi.
Federata e Futbollit e Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA në maj të vitit 2016 dhe Përfaqësuesja e Kosovës fitoi të drejtën për të luajtur në kualifikime. Kosova e filloi me barazim ndaj Finlandës, por më pas erdhën humbjet nga Kroacia, Turqia dhe Ukraina. Shumë futbollistë pranuan të luajnë për Kosovën dhe me ekipin e ri që ka mund të arrijë shumë në të ardhmen.
Padyshim se suksesi i takon xhudistes pejane, Majlinda Kelmendi. Kampionia e dyfishtë e botës dhe Evropës kishte edhe një ëndërr, që të fitojë medaljen olimpike dhe këtë e arriti Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, duke fituar medaljen e artë. Kjo ishte hera e parë që Kosova paraqitej në Lojëra Olimpike dhe medalja e parë. Majlinda shkroi historinë e sportit kosovar dhe emri i saj do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Kelmendi për të mbyllur vitin e suksesshëm u zgjodh edhe xhudistja më e mirë e vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Në vitin 2016, edhe Përfaqësuesja e basketbollit u paraqit në kualifikime, por pësoi gjashtë humbje në gjashtë ndeshje. Hendbolli arriti barazimin e parë në ndeshjet ndërkombëtare ndaj Turqisë, kurse volejbolli u paraqit me kategori të reja.
Suksese kishte edhe në disa sporte tjera. Karateisti Herolind Nishevci fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, apo i treti në botë. Boksierja Donjeta Sadiku u shpall kampione e Evropës për juniore, kurse Distria Krasniqi në xhudo për juniore.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











