Bota
Trump bën gafën e radhës: Në vend se “paprecedent”, shkruan “papresident”!
Në vend se aksionin ta quajë “të paprecedent” do me thënë “të pashembullt” dhe “të padëgjuar”, Trump-i shkruan në Twitter se rasti është “unpresitented” ( “i pa president”)
Përmes një komenti të tij në Twitter presidenti i dizajnuar amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar shpoti në internet: në shërbimin e lajmeve të shkurtra onlajn, Trump të shtunën e kaluar gjykoi aktin e konfiskimit të një sonde nëndetare amerikane në Detin e Kinës Jugore nga ana e Kinës.
Në vend se aksionin ta quajë “të paprecedent” do me thënë “të pashembullt” dhe “të padëgjuar”, Trump-i shkruan në Twitter se rasti është “unpresitented” ( “i pa president”). Fjala e tij “unpresidented” u bë për një kohë të shkurtë fjala më e përdorur në Twitter. Autorja e “Harry Potter”, J. K. Rowling, tuiteroi në mënyrë sarkastike : “TrumpSpellCheck – Unpresidently effective” (“Drejtshkrimi i Trump-it – me efekt të jashtëzakonshëm jopresidencial”. Një përdorues tjetër i Twitter shkruan: “Botë e dashur, shumica e amerikanëve dëshiron vërtet që ne të jemi “unpresidented”.
Vetëm pas një ore, Trump korrigjoi gabimin e tij pa hyrë në sqarimin e gabimit të tij të mëparshëm.
Kina konfiskoi të enjten e kaluar në Detin e Kinës Jugore një sondë nëndetare amerikane. Ministria Amerikane e Mbrojtjes kërkoi kthimin e saj.
(Nga sda. Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri)
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











