Lajme
Kryediplomati austriak Kurz përgëzon Kosovën për kodin telefonik
Duke i dhënë kodin e vet Kosovës, ITU ka bërë që të gjithë banorët e Kosovës të kenë mundësinë më të lehtë për të telefonuar e sidomos për ta bërë këtë edhe më lirë”
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ka përgëzuar vendimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) për t’i dhënë zyrtarisht Kosovës Kodin ndërkombëtar telefonik +383. Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Unë jam i kënaqur që Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), sot ka marrë një hap kaq të rëndësishëm për Kosovën. Duke i dhënë kodin e vet Kosovës, ka bërë që të gjithë banorët e Kosovës të kenë mundësinë më të lehtë për të telefonuar e sidomos për ta bërë këtë edhe më lirë”, shkruan, oe-journal.at përcjell “albinfo.ch”.
Pas urimit për qytetarët e Kosovës, ai ka kujtuar se Austria që më 1 janar 2016, duke u bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e Telekomit, e cila është ndërmjetësuar nga BE në Bruksel, kishte bërë kërkesën për Kodin telefonik ndërkombëtar treshifror për Kosovën.
Mnistri i jashtëm austriak Sebastian Kurz, në reagimin e tij ka theksuar rëndësinë dhe interesin e kësaj marrëveshjeje edhe për minoritetin serb në Kosovë, pasi që pjesë e marrëveshjes sipas Kurz, është edhe themelimi i një operatori të ri telefonik, pjesë e Telekomit serb, por që do të operojë në Kosovë sipas ligjeve të vendit dhe që do të marrë licencën nga autoriteti rregullativ i telefonisë mobile në Kosovë.
Kurz ka nënvizuar se dialogu që po zhvillohet mes palëve nuk është vetëm në interes të aspiratave integruese të të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian, por edhe në funksion të lehtësimit të jetës për të gjithë banorët në Kosovë, transmeton rtklive.
„U bëj thirrje të dyja palëve që të tregojnë vendosmëri për jetësimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel e që ende nuk janë zbatuar në praktikë”. Në këtë kontekst ai ka aluduar veçmas për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen për energjinë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










